PS e Shkodrës kërkon largimin e Genc Uruçit

Genc Uruçi
Asambleja e Partisë Socialiste të qytetit të Shkodrës i ka dërguar kryetarit të PS-së Edi Rama dhe drejtuesve kryesorë të kësaj partie, një mocion mosbesimi për kryetarin e PS-së së rrethit Shkodër, Genc Uruçi, duke kërkuar shkarkimin e tij.
Në mocion paraqiten 6 pika në formë argumentesh që sipas socialistëve të qytetit të Shkodrës motivojnë mocionin e tyre për shkarkimin e Uruçit.
Në këto pika liston, klima përçarëse që sipas tyre ka futur Uruçi mes socialistëve shkodranë, performanca e dobët mediatike e publike e tij dhe rezultatet e dobëta në zgjedhjet e fundit të 8 majit të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës ku Uruçi garonte për kreun e bashkisë etj. /A.Dushi/