LDK: PDK-ja udhëzon nxënësit që të marrin pjesë në fushatë

Në ditën e hapjes së fushatës parazgjedhore për kryetar komune të Ferizajt, drejtorët e shkollave e aktivistë të PDK-së udhëzuan nxënësit dhe arsimtarët e shkollave që të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës parazgjedhore të PDK-së për kryetar komune.
Edhe përkundër kësaj trysnie që bënë drejtorët e shkollave që nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës parazgjedhore, palestra e sporteve “Bill Klinton”, ku PDK mbajti tubimin e hapjes së fushatës, mbeti e zbrazët.
Dega e LDK-së në Ferizaj u tërheq vërejtjen drejtorëve të shkollave që të fokusohen në organizimin sa më të mirë të procesit edukativ- arsimor dhe t’i shmangen aktiviteteve politike në shkollë.
Dega e LDK-së në Ferizaj proteston ashpër kundër presionit që ju bëhet nxënësve dhe mësimdhënësve për të marrë pjesë në tubimet elektorale të PDK-së, përkundër dëshirës së tyre.
Dega e LDK-së në Ferizaj çdo herë ka qenë dhe do të jetë kundër politizimit të shkollave.