LDK: Qeveria të marrë seriozisht vërejtjet e Raportit të Progresit

Ai këto komente i bëri të premten gjatë një takimi të rregullt me kryetarët e degëve të LDK-së, të cilët i informoi lidhur me vizitën e tij në SHBA, si dhe për takimet e mbajtura me zyrtarë të këtij vendi.
“LDK konsideron se të gjitha vërejtjet e Komisionit Evropian duhet të merren shumë seriozisht nga Qeveria e Kosovës, e cila edhe është përgjegjësja kryesore për lëshimet e evidentuara në këtë raport”, ka thënë Mustafa.
Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Mustafa tha se LDK i mbështet plotësisht përpjekjet e KFOR-it dhe EULEX-it për heqjen e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri dhe kthimin e normalitetit në këtë pjesë të vendit.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit, veçanërisht komunitetit serb në veri që të tregojnë maturi dhe të mos bien pre e qëllimeve të errëta të individëve apo e grupeve të ndryshme, të cilat nuk duan paqe, rend dhe stabilitet në vend.
Në këtë takim, po ashtu, u fol edhe për ecurinë e procesit zgjedhor në kuadër të Forumit të Rinisë të LDK-së, si dhe për interesimin e jashtëzakonshëm të të rinjve kosovarë për t’u anëtarësuar në radhët e LDK-së.