E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA refuzon sërish Kosovën

Futbolli kosovar do të vazhdojë edhe më tutje të mbetet i izoluar. Kështu ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s.

Ky organ vendimmarrës i shtëpisë së futbollit botëror të premten e ka shqyrtuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për lejimin e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare me përfaqësuese dhe klube kosovare. Mirëpo, kjo kërkesë e Prishtinës zyrtare është refuzuar nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, ndonëse më herët udhëheqësit e futbollit kosovar ishin optimistë se kërkesa e tyre do të aprovohej.

Lajmi është konfirmuar në uebfaqen zyrtare të FIFA-s, përkatësisht në raportin me vendimet që ka marr Komiteti Ekzekutiv i kësaj organizate. Aty thuhet se me rekomandimin e UEFA-s, FIFA është dashur ta refuzojë kërkesën e kosovarëve.

“Federata e Futbollit e Kosovës (FFK): Pas marrjes së qëndrimit nga UEFA-s për këtë çështje, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s konfirmoi se kërkesa e FFK-së për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare nuk mund të miratohet”, thuhet në raportin e publikuar në fifa.com.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të Gazetës Express.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›