Hildebrand në Schalke 04

Për të mbuluar mungesën e portierit të parë Ralf Faerhmann të lënduar, Schalke 04 është në prag të transferojë ish portierin e Kombëtares gjermane, Timo Hildebrand.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Schalke 04, Horst Held pas rikthimit nga Larnaca ku skuadra fitoi me rezultat 5-0 në takimin e vlefshëm për fazën e grupeve në Europa League.
“Kemi arritur marrëveshje rreth aspektit financiar, ka mbetur vetëm të nënshkruhet kontrata”, tha Held për mediet gjermane të premten. Hildebrand ishte i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Sporting Lisbonin gjatë verës së shkuar.