Reshjet e borës në Gjirokastër, 5 komuna probleme me qarkullimin
Gjirokaster, 13 dhjetor, NOA - Te pakten 5 komuna ne qarkun e Gjirokastres kane probleme ne qarkullimin e mjeteve si pasoje e reshjeve te bores. Me problematike jane komunat qe ndodhen ne zonat malore te vendit.
Policia e Gjirokastres sqaron se; aksi rrugor nacional Gjirokaster –Sarande eshte i kalueshem plotesisht pa zinxhire. Ne vendin e quajtur Qafa e Muzines trashesia e debores eshte rreth 5 centimetra dhe levizja behet pa probleme. Aksi rrugor Gjirokaster - Tepelene eshte plotesisht i kalueshem pa asnje problem.
Ne komunen Pogon levizja drejt Gjirokastres
behet me zinxhire pasi trashesia e debores varion nga 8 deri ne 12 centimetra.
Ne komunen e Picarit, levizja nga fshati Golem per ne drejtim te Gjirokastres behet me zinxhire pasi edhe ne kete fshat trashesia e debores arrin deri ne 15 centimetra. Ndersa komunat e tjera te rrethit Gjirokaster jane levizja behet pa zinxhire pasi trashesia e debores eshte 3 deri 5 centimetra.
Ne rrethin e Tepelenes:Aksi nacional Tepelene - Ballsh eshte plotesisht i kalueshem pas asnje problem.Ne komunen Kurvelesh levizja ne drejtim te Tepelenes behet me zinxhire, pasi trashesia e debores varion nga 12 deri ne 15 centimetra.
Ne komunen e Lopesit levizja per ne drejtim te Tepelenes behet me zinxhire, pasi trashesia e debores varion nga 10 deri ne 12 centimetra.
Ndersa ne komunat e tjera levizja behet pa zinxhire pasi trashesia e debores arrin deri ne 5 centimetra.Ne rrethin e Permetit: Aksi rrugor Permet - Çarshove dhe Permet - Tepelene eshte plotesisht i kalueshem pa asnje problem.
Ne komunen Frasher levizja per ne Permet kryhet me zinxhire pasi trashesia e debores varion nga 15 deri ne 20 centimetra.Ndersa komunat e tjera jane plotesisht te kalueshme pasi trashesia e debores varion nga 4 deri ne 6 centimetra.
a.k/NOA