LDSH braktis Ramën, do të garojë e vetme
25/03/2011 KQZ regjistroi dje koalicionin opozitar “Aleanca për të Ardhmen”
“PS-ja u tregua jokorrekte, manipulative dhe me qëllime të dyshimta”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mungesë të tre anëtarëve të opozitës kërkesën për regjistrimin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 8 majit. Koalicionit opozitar të udhëhequr nga Partia Socialiste, tashmë përfaqësohet nga 23 parti, pasi në përbërjen e tij përveç PBDNJ-së nuk do të ketë edhe partinë “Lëvizja për Drejtësi Shqiptare”. LDSH-ja, që udhëhiqet nga Astrit Kosturi, nuk do të jetë në zgjedhjet e 8 majit në koalicion me Ramën, pasi së fundi ajo ka vendosur të tërhiqet nga koalicioni dhe do të garojë e vetme. Daljen nga koalicioni e bëri dje publike sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Kristaq Masko, i cili në mbledhjen e djeshme, kur KQZ-ja po bëhej gati të votonte kërkesën e koalicionit të opozitës “Aleanca për të Ardhmen”, dorëzoi pranë këtij komisioni kërkesën me firmë të kreut të kësaj partie Astrit Kosturi për refuzim të pjesëmarrjes në koalicionin e udhëhequr nga lideri socialist Edi Rama. Masko në prononcimin e tij për “Metropol” bëri me dije se shkak i prishjes së kësaj aleance është bërë kërkesa e LDSH-së për t’u përfaqësuar në komunën e Poroçanit në Gramsh, që nuk është pranuar nga kryetari i opozitës Rama. “Pas disa takimeve dhe konsultimeve që kemi zhvilluar me drejtues të lartë të PS-së dhe kryetarin e saj Edi Rama, ne e nënshkruam marrëveshjen për pjesëmarrjen tonë në koalicionin opozitar. Por kërkesa jonë nuk u miratua, dhe kështu nga pritja e kotë dhe mungesa e seriozitetit dhe moskorrektesa e Ramës vendosëm që të revokonim sot (dje) marrëveshjen tonë me PS-në”, - u shpreh Masko. Më tej në prononcimin e tij sekretari i përgjithshëm i LDSH-së shtoi se “marrëveshja jonë me PS-në ishte jokorrekte, manipulative dhe me qëllime të dyshimta, kështu që “përfundimisht LDSH-ja mbetet jashtë koalicionit dhe do të garojë e vetme më 8 maj”.
Incidenti me Ramën
Te bari në ambientet afër selisë rozë kryetari i Partisë Socialiste është përballur me kryetarin e LDSH-së Astrit Kosturi, pak çaste pas shpalljes publike të këtij të fundit se partia e tij do të tërhiqej nga koalicioni opozitar që drejtohet nga Rama. Kaq ka mjaftuar që dy liderët në çastin e përballjes të shkëmbenin batuta fyese ndaj njëri-tjetrit. Duket se lideri i opozitës nuk e ka kapërdirë dot daljen më vete të Kosturit dhe kandidimin e tij në komunën e Poroçanit në Gramsh.