“Lul Berishën e njoha si mundës,policia e ka dëshminë e Sotirit”
25/03/2011 Dëshmia e Artur Bashës në gjyqin e Bandës së Durrësit. Plagosja e vrasja e Marsel Sotirit
TIRANË- Dje në gjyqin e Bandës së Durrësit dëshmitari Artur Basha u shpreh se Lul Berishën e kishte njohur në vitin 1988, ku të dy ishin pjesëmarrës në aktivitete sportive. “Unë isha çiklist, ndërsa Luli merrej me mundje dhe përveç këtyre marrëdhënieve nuk kemi pasur asnjë relatë tjetër”,- tha Basha. Ndërsa, i pyetur për plagosjen dhe më pas vrasjen e shtetasit Marsel Sotiri, ai u përgjigj se “Sotiri ishte plagosur në vitin 1998, duke u kthyer nga Tirana në drejtim të Durrësit me makinën e tij të blinduar, dhe në shoqërinë e dy shokëve të tij Arjan Paja dhe Viron Curri. Direkt pas plagosjes ai u transportua me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, ku disa orë më vonë me një shumë të hollash akorduar nga shteti shqiptar, u çua të kurohej në Greqi, ku në doganë e priste ambulanca greke, me mjekë shumë të kualifikuar. Para se të udhëtonte drejt shtetit grek, brenda Spitalit Ushtarak ai është marrë në pyetje nga Policia e Shtetit, ku vetë policia nuk e ka, ose nuk do ta bëjë publike atë deklaratë, ku Sotiri u shpreh për plagosjen e tij. Ndërsa në bisedën që bëra me vetë Sotirin në helikopter ai më tha se nuk e di pse më plagosën dhe nuk i pashë personat që kryen këtë akt, ndërkohë më tha edhe se nuk kishte pasur asnjë hasëm. Pas rikuperimit të tij Marsel Sotiri filloi punë në portin e Durrësit si doganier. Unë e njihja nga afër Marselin, kishim edhe relata familjare. Pas ceremonisë mortore, unë u takova me mamanë e tij zonjën Tefta, e cila më tha se nuk kemi asnjë ide se kush mund ta ketë vrarë, dhe se nuk di që djali im të ketë pasur hasëm. Edhe pse e njihja nga afër, takoheshim shumë rrallë sepse Marseli rrinte deri në orët e vona në punë”. Ndërkaq, i pyetur në dinte gjë rreth pistoletës së gjetur në makinën e Sotirit, ai u shpreh se nuk kishte dijeni, por edhe sikur të ketë qenë e vërtetë, atij i lejohej mbajtja e saj sepse ja lejonte posti i punës që ai ushtronte. Më pas prokurori i çështjes lexoi akuzat që policia italiane kishte ngritur kundër shtetasit Alfred Shoshi. Gjatë periudhës që jetonte në Itali Shoshi kishte shkelur lejë qëndrimin brenda territorit të këtij shteti, dhe për një kohë relativisht të gjatë ishte marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht me kanabis sativa. Ishte marrë me falsifikim dokumentesh, si pasaporta, leja qëndrimi etj. Si dhe ishte përgjegjës për një sërë veprimesh të tjera kriminale. Ndërkohë për këtë çështje gjyqësore janë bërë më shumë se 75 seanca në më shumë se dy vjet, dhe çdo seancë ka shkuar drejt dështimit, ose zbardhjes së çështjeve me ritëm shumë të ngadaltë. Lideri i kësaj bande akuzohet si autor i disa vrasjeve dhe banda kishte një periudhë të gjatë kohe që ushtronte veprimtari kriminale.