Dialogu me Shqipërinë Rama takime në komunat demokrate
Autori i Lajmit: Red.
Kryesocialisti Edi Rama ka premtuar shkrirjen e kufijve të politikës mes qytetarëve, gjatë turit “Dialogu me Shqipërinë”, në Rrëshen. Po dje Rama zhvilloi një takim edhe në Komunën e Shënkollit e cila është një zonë që për 17 vjet ka votuar të djathtën. Shefi i opozitës në takimin me të rinjtë e Rrëshenit ka deklaruar se të rinjve do t u ofrohen mundësi më të shumta punësimi, gjatë qeverisjes së socialistëve duke pasur parasysh faktin se shumica e atyre që dalin nga dyert e universitetit janë aktualisht të papunë. Rama ka kritikuar sistemin aktual arsimor, ndërsa ka pohuar se të rinjtë duhet të kenë një të ardhme më të mirë dhe për këtë duhet një arsim shumë i ndryshëm nga i sotmi dhe një sistem arsimor, i cili ta garantojë këtë arsim, që patjetër duhet të jetë shumë i ndryshëm nga i sotmi. Ai ka shigjetuar kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij, nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e dhëna në fushatën elektorale. “Është për të ardhur keq, që ne sot kemi një kryeministër të tillë, i cili nuk e ndjen përgjegjësinë e rëndë për qindra premtimet e dhëna, për të cilat ka marrë votën, që sot janë premtime të pambajtura, janë premtime të harruara. Por, përkundrazi, vazhdon të premtojë. A thua se këto tre vjet ka qënë në opozitë?! A thua se në këto tre vjet nuk ka pasur kohën dhe mundësitë e nevojshme që të mbajë premtimet që ka bërë?!” - tha kryesocialisti. Ai theksoi se politika nuk duhet të kthehet në një shfaqje televizive, por në një mundësi që ne të ndikojmë drejtpërdrejt, duke i detyruar partitë që të kthehen nga ne.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008