LSI“Korrupsioni i Qeverisë po rrezikon demokracinë”
Autori i Lajmit: Red.
Lëvizja Socialiste për Integrim kritikon Qeverinë dhe e akuzon atë se po rrezikon demokracinë në vend. Sekretari i Përgjithshëm i LSi-së, Petrit Vasili, pohoi se demokracia në Shqipëri po përjeton një moment shumë të vështirë dhe të një frenimi të pashembullt të lidhur në mënyrë direkte me qeverisjen e keqe që ka pllakosur vendin. “Organizata prestigjioze, si Freedom House ka bërë publike ngecjen në mënyrë skalandaloze të demokracisë në vend dhe futjes në qorrsokak të të gjithë ekuilibrave demokratike të jetës së vendit. Një nga shkaqet e vërteta dhe madhore është korrupsioni i lartë dhe i jashtëzakonshëm i kësaj qeverie, gjë që ka bërë të bjerë përtokë plotësisht karta e luftës kundër korrupsionit të Qeverisë së Berishës, duke e bërë korrupsionin një digë të pakapërcyeshme të Qeverisë dhe korruptimit ekstrem të raportit të saj me qytetarët”, - tha Vasili. Sipas tij, zbatimi me nivele shumë të ulëta të ligjit është provë e qartë që me këtë qeverisje antiligji po mbretëron duke zëvendësuar plotësisht shtetin ligjor dhe duke i lënë krejtësisht të pambrojtur qytetarët ndaj abuzimit shtetëror dhe duke i bërë ata të ndihen gjithnjë e më të pasigurtë. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se problemet me gjyqësorin, siç theksohet në raport, janë një problem shumë i madh duke provuar që e gjithë e ashtuquajtura reformë e gjyqësorit është një farsë që nuk bind më askënd dhe përkundrazi po thellon mosbesimin e shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve. Sipas tij, qeveria shqiptare është, pa dyshim, shkaktare e të gjithë situatës së rënduar të demokracisë, sepse me paaftësinë dhe mungesën e plotë të eficiencës si dhe me mashtrimin e pafund, që i bëjnë popullit duke mos mbajtur qindra e qindra premtime të dhëna në 2005 dhe për pasojë kjo është një Qeveri që e ka humbur të drejtën e qeverisjes së këtij vendi. “Gërdec-Kushtetuta ishte saktësisht produkt i një klime të tillë antidemokratike qeveritare dhe LSI vlerëson se nisma për mbajtjen e referendumit është një mundësi e madhe për rikthimin e lirisë së vjedhur shqiptarëve që duke thënë fjalën e tyre mundësojne një frymëmarrje të re për demokracinë e mohuar dhe të nëpërkëmbur”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008