Mungesa e marrëveshjes për tranzicion formal të pushtetit mund të shtyjë misionin EULEX
Autori i Lajmit: Red.
Plani i Bashkimit Evropian që rreth mesit të qershorit të marrë përsipër çështjet politike në Kosovë nga Kombet e Bashkuara, si duket do të shtyhen, për shkak të mungesës së marrëveshjes për tranzicion formal të pushtetit. Këtë e kanë bërë të ditur dje për agjencinë Rojter burimet evropiane. Ata rendisin si shkak dhe fuqinë e Rusisë në Këshillin e Sigurimit në Kombet e Bashkuara. “Ne ende po vendosemi, mirëpo plani që çdo gjë të jetë në vendin e vet deri atëherë, tani po duket i vështirë”, - ka thënë një zyrtar i BE-së. Sipas këtij burimi, ka pak mundësi që deri më 15 qershor në Kosovë të vendosen 2200 trupat policorë dhe zyrtarë të BE-së. Diplomatët evropianë thonë se Rusia, e cila kundërshton Pavarësinë e Kosovës, është duke e shfrytëzuar fuqinë e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të parandaluar dorëzimin e pushtetit nga OKB-ja në duart e misionit të BE-së, EULEX. “BE-ja momentalisht ka të vendosur në Kosovë rreth 300 vartës të saj, shumica prej të cilëve tashmë janë duke iu nënshtruar trajnimeve në Prishtinë, ndërsa gjatë javëve të ardhshme pritet ardhja e të tjerëve”, - ka thënë një zyrtar evropian për Rojterin. Mirëpo, fakti se nuk ekziston ndonjë datë e saktë për largimin e personelit të misionit të KB-së (UNMIK-ut) nga Kosova, ka ngritur pyetjen se kur mund të zëvendësohet personeli dhe makinat e UNMIK-ut me ato të BE-së. “Po zhvillohet një diskutim për mundësinë e shtyrjes për së paku një muaj”, ka thënë i njëjti burim. Zyrtarët e BE-së thonë se asgjë nuk ka ndryshuar në objektivat e misionit të BE-së që duhet të mbikëqyrë dhe drejtojë policinë lokale përgjatë territorit të Kosovës si dhe të zotërojë njësitë për ndërhyrje të shpejtë. Mirëpo diplomatët thonë se, nëse UNMIK-u mbetet në terren edhe pas qershorit, mund të ndodhë de fakto një “ndarje e lehtë” e Kosovës – në "UNMIKland" që do të ishte në zonat veriore të Kosovës ku jetojnë serbët, dhe "EULEXland", në pjesën tjetër më të madhe të shtetit të banuar me shqiptarë. Por ndërkaq po dje, nga Bashkimi Evropian vjen pohimi se ata presin vetëm një sinjal nga Kombet e Bashkuara për të marrë përgjegjësitë e veta në Kosovë, në fushën e rendit e ligjit. Kështu ka deklaruar kreu i misionit evropian për rend dhe ligj në Kosovë, Iv de Kermabon, në një intervistë për një agjenci franceze të lajmeve. “Është shumë e mundshme që ne nuk do të shënojmë ndonjë përparim të posaçëm pas 15 qershorit, për aq kohë sa nuk kemi një kornizë të qartë ligjore”, - ka thënë kreu i misionit evropian për rend dhe ligj në Kosovë, Iv de Kermabon, duke shtuar se misioni është në një lloj pritje për vendime nga Kombet e Bashkuara. Por, Iv de Kermabon është optimist se BE-ja do t i përmbushë qëllimet e saj në Kosovë, edhe sikur afatet të shtyhen për një, dy apo tre muaj.
Ky lajm është publikuar: 17/05/2008