E Shtunë, 31 Tetor 2026

LGI, Meta: Duhet model i ri i Kodit Zgjedhor. Presidenti, LSI e angazhuar në proces

DURRES-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta deklaroi sot rreth sistemit zgjedhor se Kodi kërkon patjetër gjetjen me konsensus te nje formule të re me qëllim që vota të jetë e barabartë dhe të numërohet drejt.
Në Konventën e Lëvizja e Gruas për Integrim (LGI), Meta theksoi se modeli aktual i Kodit Zgjedhor kërkon patjetër ndryshim pasi varianti spanjoll theksoi ai, është diskriminues.
“Duhet gjetur mënyra për të arritur një konsensus pavarësisht nga formula, sepse ka disa të tilla që janë propozuar nga parti të ndryshme politike, që vota të jetë e barabartë”, tha Meta.

Më tej ai u shpreh dhe rreth cështjes se zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit duke vënë në dukje se LSI është e angazhuar në këtë proces.
Kreu i LSI theksoi në fjalën e tij se, presidenti i ri duhet të jetë një i zgjedhur që garanton institucionet e pavarura.

“Një proces i tillë absolutisht që do të sillte një president tepër funksional edhe si simbol i unitetit kombëtar, por edhe si garant i funksionimit të institucioneve të pavararur dhe efikas”.

Gjatë Konventës së Lëvizjes së Gruas për Integrim, Meta e ka vënë theksin tek strategjia e LSI për rritjen e përfaqssimit të gruas në politikë si në nga elementët kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: LGI, Meta: Duhet model i ri i Kodit Zgjedhor. Presidenti, LSI e angazhuar në proces

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›