E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Edi Rama po përcakton humbjen e zgjedhjeve”

• "Edi Rama me veprimin që po ndërmerr po e firmos humbjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të opozitës".BLEDAR HOTIKështu deklaroi dje kreu ekzekutiv i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Demeti, në lidhje me përplasjet brenda partive të opozitës për reformën zgjedhore, duke bërë si fajtor kreun e PS-së, Edi Rama. Në një konferencë për shtyp, Demeti deklaroi se, "me këto veprime të PS-së ka përgjegjësi direkte, të pastër, Edi Rama, i cili ka përcaktuar humbjen e zgjedhjeve të opozitës në vitin 2009". Aleancistët janë pro qëndrimit të LSI-së për çështjen e reformës zgjedhore, duke akuzuar Edi Ramën për bashkim të votave me të djathtën për çështjen e rritjes së pragut elektoral dhe të listave të hapura dhe të mbyllura. "Ai i kupton Edi Rama deri në fund thellësisht, plotësisht pasojat e fundit të 2009-ës të këtij veprimi që po bën tani të këtij sistemi zgjedhor, dhe pasoja është humbje e garantuar e opozitës në zgjidhje", theksoi Demeti. I revoltuar nga qëndrimi i PS-së, kreu ekzekutiv i PAD-së theksoi se propozimet e socialistëve për reformën zgjedhore janë shkatërrimtare për opozitën. Sipas tij, PAD-ja ka qenë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, por këtë e shkeli PS-ja. "Qëndrimi i PAD-së për zgjedhje të parakohshme ka qenë dhe i yni dhe i PS, por PS-ja e shkeli këtë marrëveshje dhe veç kësaj ka shkelur dhe marrëveshje të tjera. Përmend këtu edhe faktin e ndarjes së pushtetit lokal, që ishte rezultat i fitores së përbashkët së PS-së me PAD-në. PS-ja e ka shkelur në mënyrë flagrante marrëveshjen me PAD, qysh pas zgjedhjes se presidentit ka deklaruar jo daljen nga koalicioni, por se ky koalicion nuk funksionon më", theksoi Demeti. Gjithashtu, sipas tij, mësohet se PS-ja me rritjen e pragut kërkon të çojë sa më lart, duke synuar mbi 5%, si dhe të realizojë edhe zvogëlimin e anëtarëve të komisioneve që do merren me administrimin e zgjedhjeve. "Sipas informacioneve që ne kemi nga kanale jo zyrtare, kemi mësuar se PS-ja me propozimet që realizon po kërkon që ta çojë pragun deri në 10-15% me proporcionalin rajonal që po vendos. Në bazë të këtij sistemi, pragu shkon 10-15 për qind dhe nga informacione të sigurta që kemi kërkohet që komisionet zgjedhore të bëhen me pesë veta, dy PS, dy PD dhe kryetari të jetë edhe i PD-së dhe PS-së", theksoi Demeti. Në të njëjtën kohë ai i kërkoi Ramës që të mos e përdorë kartën e politikës së vjetër, pasi nuk shkon me partitë politike që kanë qenë aleate me socialistët deri në zgjedhjet lokale të vitit 2007. "Me siguri Edi Rama do të na akuzojë nesër se po bën një politikë të vjetër. Po i japin përgjigje se ato përgjigjet bajate me politikë të re dhe me politikë të vjetër mund të jenë ndonjë material për konsum me kongresmenët e PS-së të Fatos Nanon dhe jo me ne", theksoi Demeti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›