Prapaskenat që sollën masakrën te Shkolla e Bashkuar
• ...Pak orë pas mbylljes së mbledhjes së Plenumit të KQ të PPSH-së, me kërkesën e vetë Alisë u zhvillua mbledhja e Presidiumit të Kuvendit Popullor.Nga Afrim Krasniqi*Në kujtimet e tij, R. Alia thotë se kjo mbledhje i kërkoi atij vendosjen urgjente të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai nuk tregon asgjë rreth diskutimit të tij në këtë mbledhje të jashtëzakonshme, përkundrazi bën heroin kur mburret se nuk pranoi të firmosë ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme. Sipas tij, “vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nënkuptonte vendosjen e një regjimi shtrëngues, ndalim i mbledhjeve dhe manifestimeve publike, vendosje e orës policore, e kontrollit të lëvizjeve nga një qytet në tjetrin, e detyrimit për punë etj.”. Duke deklaruar se nuk e dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme, Alia nënkupton se nuk ishte dakord me pasojat e mësipërme të këtij dekreti. Sa real, sa demagog dhe sa manipulues është Ramiz Alia në trajtimin e atij momenti deçiziv, le t’u referohemi fakteve. Takimin e parë zyrtar Alia e zhvilloi në mjediset e Ministrisë së Brendshme me efektivat e policisë dhe Sigurimit të Shtetit. Sipas dëshmive të kohës, në këtë takim Alia kritikoi rreptësishtë drejtuesit e ministrisë për moszbatim ligji dhe për çoroditjeje. Ai ka treguar me gisht ministrin Isai si moszbatues të urdhrit të tij për ruajtjen me çdo kusht të monumentit të diktatorit në Tiranë. Disa orë pas takimit me “armën besnike të partisë” - Sigurimin e Shtetit, Alia ndërmori një hap antikushtetues me pasoja për ardhmërinë e demokracisë shqiptare. Ndërkohë që me ligjet shqiptare të deri shkurtit 1991, nuk ekzistonte ende posti i presidentit apo përgjegjësitë e detyrimet e tij ligjore, shefi komunist në kundërshtim të plotë me të gjitha normat dhe ligjet kushtetuese, i dha vetes të gjitha pushtetet, duke e shpallur veten kryetar të Këshillit Presidencial. Në këtë organ të ri privat dhe ilegjitim, Alia emëroi si anëtarë të tij Fatos Nanon, Haxhi Lleshin, Kiço Blushin, Lefter Xhuvelin, Rexhep Meidanin, gazetarin Minela Dalani dhe ushtarakun Xhenet Muço. Dekretimi i këtij Këshilli u bë që “të mbrohet liria e pavarësia dhe sovraniteti kombëtar dhe të sigurohet drejtimi shtetëror mbi bazën e unitetit të popullit”. Në deklaratën e vet të parë publike, Këshilli tha: “Situata, ku një valë aktesh të verbuara vandaliste kanë ndodhur në Tiranë e qytete të tjera është shumë e rëndë. Liria dhe sovraniteti kombëtar kurrë s’kanë qenë kaq të kanosur sa sot. Ata që goditën E. Hoxhën në të vërtetë donin gjakderdhje, donin një tragjedi me përmasa kombëtare, vëllavrasjen e popullit shqiptar dhe shkatërrimin e Shqipërisë”. Takimi me Sigurimin, nxitja e tij për “marrjen e fateve të kombit në dorë”, krijimi i Këshillit të paligjshëm Presidencial me kompetencat e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes, ishin hapa realisht të rrezikshëm për rikthimin e ditëve më autoritare të regjimit komunist. Me këtë vendim antikushtetues iu dha mandati të “marrë në dorë fatet e kombit” njerëzve injorantë dhe terroristë si H.Lleshi, që një javë më pas deklaroi në Dibër: “Pushtetin e fituam me gjak dhe me gjak do ta mbajmë”.Me pretekste të sigurisë kombëtare dhe gjendjes së rëndë ekonomike, kreu i regjimit R. Alia thirri në një monolog personal, katër partitë politike aktuale dhe shpalli vendimin për ndalimin e të gjitha grevave dhe manifestimeve publike deri pas mbylljes së fushatës elektorale të 31 marsit. Ai dekretoi kabinetin e ri qeveritar të kryesuar nga Fatos Nano, i cili sapo ishte zgjedhur edhe anëtar i KQ të PPSH-së. Që më 21 shkurt, autoblindat ushtarake, grupet e armatosura të reparteve speciale dhe forcat e gardës dhe të trupave xheniere, mbushën rrugët e Tiranës në përpjekje për të vënë nën kontroll ushtarak kryeqytetin. Lëvizjet e tyre, të shoqëruara me rrahje dhe arrestime publike të qytetarëve, bazohej ligjërisht në një dekret të vonshëm të R. Alisë për përdorimin e njësive speciale deri në rikthimin e plotë të qetësisë publike. Më 22 shkurt organet e “depolitizuara” me dekret të R. Alisë dhe të drejtuara nga “i pavaruri” anëtari i Byrosë Politike të PPSH-së, Kiço Mustaqi, realizuan pranë SHBO-së në Tiranë një masakër kriminale kundër civilëve të pambrojtur. Televizioni transmetoi një kronikë speciale nga SHBO-ja, ku 200 oficerë dhe studentë ushtarakë si të droguar çirreshin me armët në dorë duke kënduar këngë për diktatorin dhe duke bërë thirrje për rivendosjen e tij me forcë në qendër të Tiranës. Ata krijuan një komision, i cili përbëhej nga sekretarët e organizatave të rinisë, komisari e komandanti i shkollës si edhe titullarë të tjerë të zgjedhur me kujdes nga katedrat e lëndëve ideologjike dhe dekanateve. Ky komision i vetëquajtur “Komisioni Nismëtar për Lëvizjen për Mbrojtjen e Interesave të Popullit dhe të Atdheut” i shpalli kërkesat e tij më 22 shkurt. Ai kërkoi në mënyrë ultimative rivendosjen e bustit të diktatorit E. Hoxha në qendër të Tiranës, zbatimin e dekretit për ruajtjen e monumenteve, dënimin e të gjithë përgjegjësve të rrëzimit të bustit, takim urgjent me qeverinë e re, depolitizimin e ushtrisë, mbrojtjen e figurës së ushtarakut dhe, së fundi, kalimin urgjent të radiotelevizionit kombëtar në varësi të Këshillit Presidencial. Kjo kërkesë e fundit e tyre ishte prova më e mirë që revolta ushtarake e 22 shkurtit, ishte e ideuar, urdhëruar dhe drejtuar nga piramida e lartë shtetërore e R. Alisë. Revolta e SHBO-së rrezikoi të shndërrohej në një konflikt të ashpër mes qytetarëve të pambrojtur dhe regjimit të ushtarakëve. Për të sanksionuar motivin politik të revoltës, ushtarakët thirrën në një takim të përbashkët të gjitha partitë politike, shoqatat kryesore dhe grupimin e vetëm të të drejtave të njeriut që ekzistonte në Shqipëri. Ky takim u zhvillua në brendësi të shkollës ushtarake dhe nën presionin e madh të tyre. Përfaqësuesit e opozitës në këtë takim, N. Ceka dhe A. Baleta, e kanë konsideruar 22 shkurtin në SHBO, si “grusht shteti”. Ceka kujton: “Trupat e repartit 326 hapën zjarr nga tarraca e shkollës mbi njerëzit paqësorë përjashta”. Ministria e Brendshme nëpërmjet një deklarate imorale shprehej: “Në ora 17:30 të 22 shkurtit përpara SHBO-së grupe njerëzish hodhën parulla kundër E. Hoxhës. Forcat e rendit hapën zjarr nga ato drejtime ku qëllohej. U vra një polic dhe tre nga pala tjetër”. Por, të nesërmen në mëngjes shtypi i opozitës publikoi tre emrat e të vrarëve nga “pala tjetër”, të cilët kishin respektivisht moshat 9, 12 dhe 23 vjeç. Vajza 9-vjeçare ishte qëlluar në krevatin e saj të gjumit, ndërsa flinte, kurse dy të tjerët ishin ekzekutuar njëri në ballkon duke ujitur lulet dhe tjetri duke parë televizion në banesën e tij private ngjitur me SHBO-në. Ky realitet demaskues për regjimin nuk influencoi aspak tek Alia dhe klika e tij qeverisëse, e cila bëri të gjitha përpjekjet zyrtare për të fshehur të vërtetën e masakrës mbi qytetarët e pafajshëm. Asnjë hetim nuk u ndërmor nga prokuroria, asnjë njoftim nuk dha televizioni shtetëror dhe u bënë të gjitha përpjekjet nga policia për sabotimin e ceremonive të varrimit të tre viktimave, të cilat rrezikonin të ktheheshin në manifestime mbarëpopullore kundër qeverisë.Krahas këtyre masave represive ushtarake dhe politike, ministri i ri i Arsimit, Kastriot Islami, shpalli mbylljen e universitetit dhe kalimin e sezonit të ditës në sistem korrespondence. R. Alia e ka motivuar mbylljen e universitetit me “mungesën e kushteve ekonomike dhe të ngrohjes”, alibi qesharake po të kihet parasysh se bëhej fjalë për javën e fundit të dimrit dhe se kur universiteti u hap shtatë muaj më pas, asnjë kusht ekonomik, ushqimi dhe fjetje nuk ishte përmirësuar, përkundrazi. Ministri Islami ka qenë pak më origjinal se shefi i tij, kur në një intervistë për shtypin deklaroi se qëllimi i tij për mbylljen e universitetit ishte “të gjej një zgjidhje më të mirë midis të këqijave”. Po a mund të kishte zgjidhje më të keqe, sesa lënia e Shqipërisë pa universitet dhe dëbimi kolektiv i studentëve nga kryeqyteti? Ku është merita e Alisë në mosfirmosjen e dekretit të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë tjetër mund të sillte dekretimi i kësaj gjendjeje, veçse mbylljen e universitetit dhe shkollave të tjera, nxjerrjen e ushtrisë në rrugë, urdhërimin e saj për të qëlluar dhe përdorur forcën ndaj qytetarëve, bllokimin e gjitha grevave dhe manifestimeve politike, krijimin e një klike të paligjshme dhe antikushtetuese në drejtimin e shtetit dhe përqendrimi me ligj i gjithë pushteteve nën urdhrin e tij? Kjo tablo e gjendjes së Shqipërisë në ditët e fundit të shkurtit 1991, tregon se dekretimi i gjendjes së jashtëzakonshme ishte një akt burokratik dhe formal, përballë faktit se kjo gjendje ishte vënë në zbatim të plotë nga regjimi komunist dhe kreu i tij.Ku është merita e Ramiz Alisë për shmangien e luftës civile dhe të gjakderdhjes? Nëse në shkurt 1991 ka pasur një grup njerëzish të pakënaqur që kërcënonin dhe ushtronin presion mbi të tjerët, ata ishin anëtarët dhe militantët e PPSH-së. Përplasja civile mund të shkaktohej vetëm prej tyre. Opozita nuk dispononte asnjë mundësi, dëshirë dhe asnjë pretendim për krijimin e konflikteve civile. Ajo ndihej thellësisht e trembur, e kërcënuar dhe e rrezikuar nga makina shtetërore e Ramiz Alisë. Një muaj përpara votimeve, asaj nuk i interesonte asnjë tensionim i situatës, pasi me ndihmën e mjeteve të informimit që kontrolloheshin prej Alisë, ky i fundit do ta kishte shumë më të lehtë krijimin e imazhit të shpëtimtarit nga rreziku, që realisht vinte nga vetë zyra e kreut të shtetit. Nën urdhrat e kreut të PPSH-së, pjesa më injorante dhe militante e saj e rigrupuar si “Vullnetarë të Enverit” manifestuan nëpër rrethe, kërkuan denigrimin e opozitës, arrestimin e drejtuesve të saj, përjashtimin përgjithmonë nga shkolla të studentëve grevistë, shpalljen e Vlorës kryeqytet dhe krijimin e një ushtrie proletare komunistësh për të sulmuar Tiranën “tradhtare”. Për këtë periudhë kohe, në tërë deklarimet publike të opozitës, në aktivitetin e saj publik e zyrtar dhe në shtypin e saj javor, është konstante thirrja për vetëpërmbajtje dhe për “ulje gjakrash”. Ajo nuk disponoi asnjë mjet, dëshirë dhe synim për krijimin e trazirave. Ajo e kishte të sanksionuar në programin e saj politik ndalimin e marrjes me dhunë të pushtetit. Në shkurt 1991, ajo ende kishte kundër ushtrinë, policinë, gjykatat, prokurorinë, sigurimin, televizionin, administratën qendrore e lokale, 80% të mjeteve të shtypit dhe tërë infrastrukturën shtetërore. Për më tepër ajo ndihej e frikësuar nga terrori mbi aktivistët e saj, presioni mbi aktivitetet e saj publike, kërcënimet për arrestimin e drejtuesve të saj dhe në përgjithësi nga linja e ashpër konservatore e pushtetit personal të Ramiz Alisë. Në këto kushte, nëse ka pasur një kërcënim për luftë civile dhe nëse ka pasur një skenar për gjakderdhje, për përçarje dhe ndarje kombëtare, ky kërcënim dhe ky skenar kishte për autor kreun e vetëm të regjimit, krushkun e diktatorit Hoxha, Ramiz Alisë.Gjatë 21-28 shkurtit 1991, gazeta “Zëri i Popullit” hapi rubrikën “Sot është dita të tregojmë: Kush e do me zemër Shqipërinë”, ku jepeshin hollësi rreth antimitingjeve të H. Milloshit dhe të PPSH-së në rrethe të ndryshme të vendit. Gjithashtu, në këtë rubrikë jepeshin mendime, intervista dhe deklarata të intelektualëve, zyrtarëve dhe gjithë përkrahësve më të njohur të regjimit. Vizitor i kësaj “rubrike” besnikërie për PPSH-në dhe diktatorin e vdekur, u bënë edhe N. Hoxha, R. Alia, H. Lleshi dhe N. Dokle. Ky i fundit, në një editiorial të gazetës dha “sihariqin” e kësaj rubrike histerike dhe mesjetare duke thënë: “Enver Hoxha edhe i vdekur na bashkoi”. Lidhja e fuqishme mes komunistëve dhe diktatorit shprehet edhe më tej në editorialin e Dokles, i cili pa kurrfarë modestie u rikujton votuesve të 31 marsit: “Kush dëshiron të votojë për Enver Hoxhën, voton për PPSH-në dhe anasjelltas”.Një nga procesverbalet më domethënëse të mbledhjeve të organizatave të PPSH-së në Tiranë, është ajo e organizatës së PPSH-së për qytetin “Studenti”. Gjatë një mbledhjeje të javës së fundit të shkurtit 1991, komunistët e kësaj organizate, Xh. Pata, L. Lloshi, V. Përpali etj., kërkuan në formë ultimative që “Partia Demokratike të nxirret jashtë ligji dhe bustet e Enverit të rivendosen për t’u mbrojtur me tanke”, “pedagogët që përkrahën studentët të nxirren në gjyq për tradhti kombëtare”, “të nxirren jashtë ligji sindikatat e punëtorëve”, “Tirana të hiqet si kryeqytet, meqenëse nuk e do bustin”, “të dekorohen shkollat ushtarake”, “H. Milloshi të bëhet zëvendës i R.Alisë” dhe së fundi që “të gjitha shkatërrimet dhe dëmtimet në universitet, godina dhe kinoklub, t’u lihen në ngarkim studentëve grevistë konviktorë”.Njëkohësisht me militantët e PPSH-së, forcë reale konflikti ishin edhe sigurimi, ushtria dhe policia, të cilat së bashku ishin nën urdhrat direkte të Ramiz Alisë, si Komandant i Përgjithshëm, si Kryetar Shteti, si President, si Sekretar i Parë i PPSH-së dhe si Kryetar i Këshillit Presidencial. Me funksionet e tij ligjore dhe antiligjore, Alia komandoi edhe mjetet e informimit kombëtar, RTV-në, ATSH-në, diplomacinë dhe tërë hallkat e tjera drejtuese të shtetit. Vendimi për daljen e ushtrisë dhe për urdhërimin e policisë për të qëlluar mbi qytetarët antikomunistë, u mor në një mbledhje të Këshillit Presidencial të drejtuar nga Alia. Më 23 shkurt shtypi informoi se Këshilli i Ministrave sipas propozimeve të Këshillit Presidencial ngarkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të “eliminojë vatrat terroriste që kanë rrezikuar jetën e qytetarëve”. Nga ana tjetër, po atë ditë në një njoftim tjetër të Këshillit Presidencial, epitetet “terroriste” dhe “forca të errëta” u viheshin demonstruesve që rrëzuan shtatoret e diktatorit Hoxha në Tiranë dhe në rrethe të tjera. Pra, me këtë vendim të Këshillit Presidencial të drejtuar nga Ramiz Alia dhe të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Fatos Nano, Ministria e Punëve të Brendshme e drejtuar nga Gramoz Ruçi, kishte dorë të lirë për të larë hesapet me të gjithë kundërshtarët politikë të regjimit. Gjatë ditëve të fundit të shkurtit 1991 u ekzekutuan apo u vranë nga policia dhe sigurimi të rinjtë Artan Lenja, Artur Daka, Ismail Capari, Pëllumb Tahiri, Spartak Deliu, Mikel Laro dhe Lulzim Barxha. Asnjë prej tyre nuk ishte fajtor për ndonjë krim, akuzë apo motiv, me përjashtim të kontributit të tyre të jashtëzakonshëm antikomunist dhe demokrat. Ekzekutimi i tyre publik u ndërmor nga regjimi si kërcënim dhe presion i hapur ndaj opozitës dhe aktivitetit të saj elektoral. Për asnjërin prej tyre, as dje dhe as në vitet e mëvonshme nuk u ndërmorën procese hetimi dhe gjykimi, përkundrazi ata u cilësuan nga MPB-ja dhe shtypi komunist si “forca të errëta terroriste”. I njëjti term zyrtar u përdor edhe për të justifikuar plagosjet, rrahjet apo keqtrajtimet e 200-250 qytetarëve antikomunistë në Fier, Tropojë, Shkodër, Tiranë, Korçë, Elbasan, Lushnjë, Vlorë dhe Laç.Fushata e hapur e eliminimit fizik të kundërshtarëve politikë bëri që në ditët e para të marsit 1991, Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i kërkojnë regjimit të Ramiz Alisë, “ndërprerjen e menjëhershme të dhunës shtetërore që synon frenimin e proceseve demokratike në vend”. Komenti i radios “Zëri i Amerikës” e motivoi deklaratën e ashpër të SHBA-së me faktin tronditës të vrasjes së 12 qytetarëve dhe arrestimin e 200 të tjerëve gjatë manifestimeve të fundit paqësore të opozitës.Dyzetetetë orë përpara se SHBA-ja dhe vende të tjera perëndimore të bënin thirrje për ndalimin e dhunës zyrtare, në qytetin e Korçës u zhvillua procesi politik i 20 shkurtit. Reagimi i ashpër i regjimit bëri që 25 të rinj antikomunistë korçarë të dënoheshin 6 deri në 8 muaj burg si autorë të rrëzimit të shtatores së diktatorit në këtë qytet. Akuza motivohej në zbatim të dekretit famëkeq të Alisë: “Për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve që lidhen me historinë kombëtare” të 22 janarit 1991.(*)Marrë nga libri: “Fundi i Siberisë Shqiptare” 1998, me autor Afrim KrasniqinLista e grevistëveFakulteti i Inxh.Mekanike-Elektrike-Tekstil (85)Abedin Dyrmishi Agron Seseri Admirim Lakra Agim HasaAlban ArapiAltin Beluli Altin Daja Altin GjergoAndi Boriçi Arban KarapiciArben LikaArben OkajArben PrekaArben Sula Ardian AbdalliArdian GjokaArian BishaArian NikaArian Lluci Arian MunikuArjan Ruhi Artan Asllani Artan Bicprendi Artan CubashiArtan Jarani Artan KlloboçishtiArtan Malka Artan ProfiriArtan Tahiri Artan Verziolli (laborant)Artan Zeneli Artur BardhiArtur Malaj Artur Voci Astrit NasufiAurel BylykbashiBamir Shijaku Besnik Çeka Besnik Çumani Bledar LlagamiBlendi Qatipi Blendi Qylafku Dritan Hatnedari Dritan SejkoDritan Toska Dritan Vehbiu Edmond BushatiEdmond ShytkoEdmond XhomakaEduart Gjika Ena Kerçini Ermal ArapiErtrit Puka Frank Nikolli Genti Guxho Genti SinjariGenti TileGezim Legisi Igli Jani Ilir BreguIlir Disdari Ilir Hoxha Ilir KarkiniJani FishtaJulian Batka Kleanth Alabaku Klemend Qerimi Latif Drenova Lenti Dhima Leonart Nurka Mehdi Shehu (pedagog)Metin JareciNaim MaçiNdoc Madreja Nesti Kiri Nikolin BerxhikuPal Serreqi Petrit Koka Petraq Kaçinari Pirro PlumbiQemal Loku Sadik Shakaj Saimir DedeSaimir HasaSaimir KokaSaimir ShehuSkender Makushti Sokol DakliSokol VakoSotiraq Luzo Redi Dailani Renato NdreçkaRexhep Karapici (pedagog)Rezart Bilali Rezart Taçi Tritan MyftiuTheodhori Dhimitri Viktor Hajdari Viktor Rrapaj Viktor Tase Ylli Begolli Voltan Vobsi Keli Anibani (laborant) ILP Elbasan + Gjirokastra (2)Alket Kashau Arben (kavaja)Ardian Hari Ardian HaliliDritan SejkoPaulin YmeriRomeo Karaj Uran Xhemançe Fakulteti Ekonomik (23)Afrim Spahiu Anila Lamkaj Arben Tole Arber GinaBlendi Rrapaj Denada Llanaj Gjon Ndoj Ilir Kaduku (ped)Linda ShehuLindita Molishti Nexhat Lushka (pedagog)Perparim Dervishi (pedagog) Perparim TolljaPetrit HarizajPjerin IbrahimiMesila Doda Omer Stringa (pedagog)Rudina RoshRezart BelushiRezart Ferzaj Teuta Baleta Taulant KarkiniToni MindiliShefikat Kuzumi Ylli Vejsiu (pedagog) Fakulteti iShkencave të Natyrës (96)Abdi MullarajAdelina Hysenbegasi Aferdita Doraci Agim DeliaAgim Ibro Agim Sula Agron Isufi Agron Sula Akli Fundo Albert Kushti Aldo ÇoboAleko XholloAlfred Kosta (pedagog)Alketa Hysenbegasi Altin Veisiu Anila MjedaAnila Resuli Arben Doçi Arben Fani Arben HaxhiaArdian Berisha Ardian Minxolli Ardian Zazo Argit BudaArgita BerishaArian StajkaAristotel Suxho Arjan RukaArjan Xhelaj Artan Bujari Artan Dinarku Artan HajrullaiArtan Isai Artur Bushprendi Artur Mehmeti Bashkim QosjaBehar Xhori Besnik Alushi Dritan Gjoni Dritan KoleciDritan MuçaDurim Bani Durim Lika Durim ToçillaEdlira Çoçoli Edmond Banushi Eduart Biti Eduart FilipiEduart Goci Enton StermasiErenik VokshiErlet ShehiErma Toto Ermonela KarajEtland Bicprendi Evis KarajFatbardh BramiFatbardha Belshaku Ferdi Hoxha Flora PerlekaFlorian Dhorso Frederika KiçoHelidon Bendo Helidon DollaniHolger Kodra Ilir AziziIlir Cane Ilir Mullai Ilir Skendo Ines Heba Islam Hajrullahi Jamarber MallteziJanaq NeçovskiJeton Osmani Gazment GripshiGenc PergjoniGenti Dilaveri Gentiana Mara Gezim Perzhilla Gjelosh Prendi Gjergji Pojani Lulzim Gjekmarkaj Marin Kokona Marsela AhmetajMentor DautiMerita Nurja Mirel Sharrxhi Mirela TabakuNeritan Sejamiri Niko Kaçiroti Ormand Nikolli Oronc Çiftja Parid Hoxha Petrit Beqja Petrika Plasa Pirro KarameloRiza Daci Samuela Anastas Sander LaçajSkender ProgriTeuta Myftiu Valbona Noshi Vera PerlekajViktor KondiliVlash Deda Taulant Deliu ( ped).ILB Kamez (10)Avdyl Matoshi Bislim Ahmetaj Engjell Agaçi Fetie LaçiIzet Duro Qamil Bardhi Fatmira Dushku Shpetim BaliajArmand Çiraku Avdi Buxhumi (Fund)