E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI mbyll kampingun veror të Jalës

 

LRI mbyll sot kampingun veror, të cilin e zhvilloi në Jalë të Vlorës, i cili zgjati një javë. Në këtë aktivitet morën pjesë  rreth 220 të rinj nga e gjithë Shqipëria, 130 nga Tirana dhe 90 nga rrethet. Aktiviteti përfshiu seminare dhe trajnime të ndryshme, por në këtë grumbullim nuk kanë munguar dhe pjesa zbavitëse. Në një nga mbrëmjet e këtij kampingu, ka përshëndetur dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili ka falënderuar të gjithë të pranishmit, duke shtuar se ky aktivitet është i pari i llojit të vet, të organizuar nga LRI dhe LSI, por jo i fundit. Meta deklaroi se me mbështetjen e pamasë të LRI dhe të gjithë të rinjve të Shqipërisë, LSI në zgjedhjet 2009 do të jetë forcë e parë politike. Edhe publicisti dhe anëtari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Andrea Stefani, ka bashkëbiseduar me të rinjtë. Para anëtarëve të LRI-së dhe të ftuarve, Stefani shpjegoi konceptin e lirisë sipas Zaharia. “Liria dhe demokracia jo detyrimisht shkojnë me njëra-tjetrën. Mund të kesh demokraci, por jo liri, ndaj duhet të ketë institucione të pavarura që sigurojnë një demokraci liberale pa tirani shumice”, u shpreh Stefani. Gjithashtu ai foli dhe për ndryshimet e Kushtetutës që u bënë në natën e 21 prillit. Ndërsa drejtori i Marrëdhënieve me Publikun, Dritan Ylli, ka folur në lidhje me zyrën e shtypit që ai drejton, koordinimi i informacioneve të ndryshme dhe sesa dashamirëse janë mediat për informacionin që japin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›