E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli, nis hartimi i raportit per Mediun

Rozeta Rapushi

Anetaret e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet kane nisur te hartojne raportin perfundimtar per imunitetin e ish ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Mungesa e materialeve nga Prokuroria e Pergjithshme, nuk ka penguar aspak kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli qe te nise perpilimin e raportit. Burime nga Kuvendi bene te ditur per gazeten se ajo u ka kerkuar te gjithe anetareve te keshillit, te merren me raportin e mos te vonohen me. E nese vijne materialet e dokumentet e kerkuara nga kryeprokurorja Ina Rama, atehere le te shtohen ne analizen qe do behet per Mediun. Brenda kesaj jave, Keshilli pritet te pefundoje raportin, qe do te vendose perfundimisht per imunitetin e Mediut per t'ja percjelle me pas ne seance, ku do te behet edhe votimi per heqjen apo jo te tij.

Permbajtja

Ne thelb, raporti i keshillit do te permbaje heqjen e imunitetit per ish ministrin republikan te mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kjo pasi, maxhoranca e ka shprehur prej kohesh se ka vullnetin per te hequr imunitetin e cdo zyrtari ne rast se kerkohet nga Prokuroria e Pergjithshme. Madje kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli deklaroi publikisht se maxhoranca ka vendosur per heqjen e imunitetit, jo vetem te Mediut, por cdo zyrtari. Por pavaresisht ketij vendimi, anetaret e keshillit nuk jane aq te bindur te "fajesojne", ish ministrin direkt per tragjedine e Gerdecit. Per kete, kryetarja e Kuvendit Topalli i nisi dhe nje leter zyrtare kryeprokurores Ina Rama, ku i kerkoi me shume dokumente ne dispozicion per te argumentuar kerkesen e saj per heqjen e imunitetit te ish-ministrit. Ne letren e cila ka mberitur ne prokurori por kryetarja Topalli nuk ka marre ende pergjigje, thuhet se per te shmangur cdo lloj keqkuptimi per njeanesi, ne kete rast te kryeprokurores, ajo duhet te plotesoje dosjen me materiale shtese. Kuvendi i kerkon Rames qe ti veje ne dispozicion, praktiken shoqeruese (MEMO, relacionet, vendimet paraprake te komisioneve, persa i perket shitjes per cmontim dhe cmilitalizim te nje sasie municioni". Ne liste eshte dhe kerkesa per dorezimin e dokumentacionit qe rregullon licencimin e depove te armatim municioneve apo dhe komunikatat ditore te Qendres Operacionale per levizjen dhe transportimin e municioneve per ne Gerdec. Por kryeprokurorja ende nuk ka kthyer pergjigje.

Procedura

Me perfundimin e raportit per ceshtjen Mediu, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet i jep fund debatit per heqjen e imunitetit te ish ministrit. Sipas procedures parlamentare, raporti i shkon per votim seances plenare. Vetem deputetet jane ata qe me vote vendosin perfundimisht per heqjen apo jo te imunitetit te deputetit. Me heqjen e mbrojtjes ligjore, prokuroria mund te nise hetimet per ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ky eshte i dyti rast qe Keshilli merr ne shqyrtim nje kerkese se Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te nje ish ministri te qeverise Berisha.

Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet do te kete brenda nje jave raportin perfundimtar per ceshtjen e imunitetit te ish Ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Anetaret kane nisur nga puna me perpilimin e draftit paraprak per t'i dhene fund kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te Mediut.

Prokuroria e Pergjithshme nuk ka dorezuar ende ne Kuvend dokumentet shtese te kerkuara nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli per imunitetin e Mediut. Kryeprokurorja Ina Rama theksoi se i ka dorezuar Kuvendit materialet e nevojshme, duke lene te kuptohet se nuk ka nevoje per te tjera. Ndonese organi legjislativ eshte ne pritje te depozitimit te gjitha dokumenteve te kerkuara.

Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu eshte shprehur i gatshem te dorezoje imunitetin ne cdo moment. Ne seancen e fundit plenare, Mediu kerkoi prere votimin e heqjes se imunitetit te tij. Duke kerkuar keshtu qe te mos pritet as raporti i Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet per te. Ish ministri ka deklaruar se eshte i hapur dhe qe te hetohet e deshmoje ne prokurori per dokumentet qe disponon ne lidhje me procesin e demontimit te armeve ne Gerdec, ku ndodhi dhe tragjedia qe humben jeten 26 persona e u plagosen qindra te tjere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›