Topalli: Zgjodhem reformat te ardhmen dhe ndryshimin
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli parashtroi dje ne Forumin Ekonomik te Vjenes arritjet e Shqiperise ne fushen ekonomike si dhe rolin e Kuvendit. Ne fjalen e mbajtur para forumit, Topalli u shpreh se midis dy alternativave, asaj te te menduarit per momentin, apo per te ardhmen, ne zgjodhem te ardhmen, zgjodhem reformat,zgjodhem ndryshimin. "Jam e bindur se vetem ne kete menyre, mund te sigurojme nje prosperitet dhe perspektive integruese per vendin tone."- u shpreh ne fjalen e saj mbi temen "Si te mbeshtesim dhe te rrisim interesat e investitoreve dhe projektet e investimit ne Shqiperi". Kryetarja e Kuvendit u perqendrua ne reformat ne legjislacion, vecanerisht reformat fiskale, te cilat ajo i cilesoi si "revolucion fiskal".
"Ne vitet e fundit Shqiperia ka kryer nje revolucion te madh fiskal. Si rrjedhoje e luftes kunder kontrabandes dhe evazionit fiskal kemi rritur te ardhurat ne buxhet me 23 %", theksoi Kryetarja. Ajo permendi se gjate ketyre viteve eshte kufizuar abuzimi, eshte rritur ekonomia dhe Shqiperia mund te konsiderohet si nje nga vendet me barren fiskale me te ulet ne kontinent. "Ne parlament eshte punuar per permiresimin e legjislacionit per te krijuar nje klime sa me te pershtatshme per rritjen e investimeve te huaja", vijoi kryetarja.