E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shqiperia me pak e ndotur se rajoni

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se Shqiperia eshte vendi me me pak ndotje ne rajon. Kreu i qeverise e beri kete deklarate gjate pergjigjeve qe ju dha invesitoreve europiane ne Forumin Ekonomik te Vjenes qe filloi dje punimet ne Tirane. Keshtu kreu i qeverise, Berisha theksoi se Shqiperia nuk eshte nje vend me nivel te larte te shkarkimeve ndotese dhe se ajo ne kete pike eshte me mire sesa fqinjet e saj ne rajon. Kreministri Berisha theksoi se ndonese ka ende nje pjese te industrise se shkuar e cila mund te krijoj probleme per mjedisin qeveria do te marr te gjitha masat per ti cmontuar keto mbetje te vjetra. Sipas Berishes, qeveria eshte e vendosur qe per industrite e reja qe do te ngrihen ne vend te perdor rregulla strikte per mbrojtjen e mjedisit.

" Ne do te cmontojme dhe do te heqim cdo gje qe eshte nga e kaluara dhe qe s'mund te perdoret me. Ne po vendosim standarde shume te qarta, rigoroze, per industrite qe mund te instalohen aty", deklaroi Berisha, duke marr si shembull parkun industrial qe pritet te ngrihet ne Elbasan.

Nga ana tjeter kryeministri Berisha theksoi ne fjalen e tij se edhe karshi industrive te reja si ajo e cimentos qe pritet te zhvillohet ne vend, qeveria do te vendos kritere te rrepta per mbrojtjen e mjedisit.

" Kodrat, nga Tirana ne veri, jane te gjitha shume te pershtatshme per uzinat e cimentos. Ne po ndermarrim studime gjithashtu per efektet mjedisore te tyre mbi mjedisit, ne menyre qe ato te respektojne teresisht keto standarde", theksoi Berisha duke shtuar se krijimi i industrise ne vend do te kaloj permes kontrollit te rrepte te qeverise. Ne fjalen e tij perpara investitoreve te ardhur nga cdo vend i Europes, Berisha theksoi se Shqiperia eshte duke ndryshuar me shpejtesi, per t'u bere vendi me miqesor per investimet e huaja.

"Ne cdo moment, ju do te gjeni dhe do te keni mbeshtetjen e forte te qeverise sime, me qellim qe projektet tuaja te jene nje histori suksesi ne vendin tim", theksoi ai. Sipas tij, eshte shume i rendesishem fakti se Shqiperia ka barrieren me te ulet fiskale ne gjithe Evropen, ka nje takse te sheshte prej 10 per qind, kemi ulur nderkohe me 31 per qind kontributin e sigurimeve shoqerore, po ulim numrin e taksave, nga 24 taksa kombetare ne 6 taksa kombetare. Sipas tij, ekonomia e Shqiperise eshte nje ekonomi e re, dinamike, entuziaste. Ne nje vend qe ka nje rritje ekonomike 6 per qind, inflacioni, pavaresisht nga zhvillimi ne kete drejtim, eshte nen kontroll. Muajin e kaluar ishte 4.2 per qind dhe do te ulet edhe me tej. Po keshtu Berisha theksoi se investimet e huaja direkt kane ardhur duke u rritur. Nje vit me pare patem 57 per qind me shume se sa ne vitin me perpara. Nga viti 2006, investimet jane rritur 3 here, krahasuar me mesataren e 3 viteve te fundit. Ne kete forum ishte i pranishem Koordinatori Special i Paktit te Stabilitetit, Erhard Bussek,perfaqesues te forumeve te bizneseve dhe sipermarrjeve te medha austriake, perfaqesues te Dhomave te Tregtise se te dy vendeve.

32 Perqind jane rritur eksportet nga Shqiperia krahasuar me nje vit me pare. Sipas kryeministrit Berisha, eksportet ne kete vend jane duke u rritur cdo dite me shifra te larta.

400 Eshte numri gjithsej i hidrocentraleve qe priten te ndertohen sipas kryeministrit Berisha ne vend. Sipas tij, do te ndertohen mbi 400 hidrocentrale me fuqi dhe permasa te ndryshme.

Kryeministri Berisha premtoi dje per investitoret e huaj se mbi 58 per qind te gjitha licencave ne kete vend do te hiqen. Sipas Berishes, ne kete menyre liberalizohet tregu.

Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria nuk hiqte dore nga ideja per ngritjen e nje centrali berthamor ne vend. Sipas tij, Shqiperia ka si synim te behet nje superfuqi e vogel energjie ne rajon. Kryeministri theksoi se ky eshte qellimi i qeverise qe kerkon njefare kohe, por do te behet nje realitet, me siguri.

Kreu i qeverise Berisha deklaroi se qeveria po punon per krijimin e nje linje te re shperndarese me Malin e Zi . Po keshtu sipas Berishes, qeveria do te ndertoj nje linje te re me Kosoven dhe Maqedonine dhe me keto zgjidhje pritet qe vendi ti jap zgjidhje edhe situates problematike te energjise ne vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›