PD vazhdon turin parazgjedhore ne Tropoje dhe Has
Partia Demokratike po vazhdon procesin e rifreskimit te strukturave te saj dhe komunikimit me bazen dhe elektoratin ne qarqet e vendit. Keshtu dje pas hapjes se fushates se zgjedhjeve te reja partiake ne Kukes, grupi i punes i Partise Demokratike te Shqiperise per organizimin e ketyre zgjedhjeve ne Qarkun e Kukesit, ka vazhduar me hapjen e fushates ne Tropoje dhe Has. Hapja e fushates ne Tropoje dhe Has eshte bere dje nepermjet takimesh te zgjeruara, ku pervec perfaqesuesve te grupit te punes se Partise Demokratike te kryesuar nga deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj, ne takime kane marre pjese edhe drejtues te degeve dhe te strukturave respektive te PD-se per Tropojen dhe Hasin, si dhe drejtues te pushtetit lokal dhe te drejtorive rajonale. Ne keto takime, te organizuara ne formen e debatit dhe te bashkebisedimit, eshte diskutuar per elemente organizative te ketyre zgjedhjeve, per hapjen e metejshme te PD-se, me qellim rifreskimin e strukturave te PD-se, si dhe per pergatitjen e ketyre strukturave per zgjedhjet e vitit 2009. Gjithashtu, ne keto takime eshte diskutuar edhe per qeverisjen rajonale dhe ate lokale. Ne takim pershendeti edhe kryetari i grupit te punes, Biberaj, i cili theksoi se keto zgjedhje duhet te shnderrohen ne nje moment te rendesishem per rivitalizimin dhe riperteritjen e PD-se, si dhe ne nje moment analize per qeverisjes rajonale dhe ate lokale. Me tej, zoti Biberaj ka theksuar se kjo fushate duhet te sherbeje edhe per nje bashkebisedim me elektoratin.
F.Mejdini
F.Mejdini