E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Bashkëqeverisja me PD do të konkretizohet me një program të përbashkët

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Edmond Haxhinasto, deklaroi se, “vendimi i LSI-së për të marrë pjesë në bashkëqeverisje me PD, do të konkretizohet së shpejti në hartimin e një programi të përbashkët qeverisës”. Në një konferencë për shtyp, Haxhinasto tha se, “ LSI po përgatit dhe do të paraqesë në tryezën e negociatave për formimin e qeverisë së re objektivat e saj programore bashkë-qeverisese, të cilat janë në funksion të integrimit evropian, forcimit të shtetit të së drejtës dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit”. Duke u ndalur te disa nga prioritetet e LSI-së, Haxhinasto theksoi se," “prioritetet tona zhvillimore si punësimi, rritja e prodhimit vendas dhe veçanerisht zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij të turizmit, përmirësimi cilësor i shërbimeve publike të shëndetësise dhe arsimit, reformat institucionale, dhe veçanërisht reforma zgjedhore do të jenë elementë të rëndësishëm, që ne do t’i paraqesim në tryezën e negociatave”. Ai shtoi më tej se, “ne jemi të bindur se integrimi i prioriteteve tona qeverisëse dhe atyre të PD-së,  do të garantojnë një qeverisje të qëndrueshme dhe sukses në realizimin e objektivave kryesore të qeverisjes së ardheshme, stabilitetit të vendit dhe plotësimit të standarteve për integrimin në BE”. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›