Zhvillohet në Durrës Miss dhe Mister Turizmit, shpallen fituesit
30 djem dhe vajza nga e gjithë Shqipëria, por edhe të rinj bashkëatdhëtarë me banim jashtë vendit, kanë konkuruar mbrëmjen e kaluar në Durrës për të fituar kurorën e "Mis dhe Mister Turizmi 2009". Veprimtaria e përvitshme që ka mbërritur në edicionin e tretë u organizua në mjediset e pistës "Iliria" në plazhin më të madh të vendit dhe u ndoq nga qindra pushues dhe turistë. 15 çifte vajzash dhe djemsh të moshave 15-21 vjeç kanë sfiluar pesë herë të veshur në mënyra të ndryshme dhe duke ndjekur ritmet muzikore dhe koreografike të përgatitura nga Arjan Plaku dhe Jualian Gjojdeshi. Spektakli u bë më i këndshëm nga prania e këngëtarëve Pirro Çako dhe Zajmina Vasjari. Kurorën e Mis Turizmit 2009 e fitoi 15-vjeçarja Graziana Iljazi me banim në Gjermani, ndërsa Mister Turizmi 2009 u shpall 17-vjeçari Kristian Curri. Gjatë shfaqjes u ndanë edhe një sërë çmimesh të tjera si si Mis dhe Mister Plazhi, të cilët u bënë "pronë" e Juxhina Currit dhe Marvis Qazimllarit, si dhe Princi i kaltërt, Sirena e detit, Fotozhenia, Miqësia, Eleganca, Kinematografia, Trupi, etj. Veprimtaria u organizua nga Myzejen Konduri, e cila kishte përgatitur edhe skenarin e shfaqjes.
...