LSI: Bashkia e qeveria po grabisin pronat e ligjshme
Lëvizja Socialiste për Integrim iu rikthye sërish dje akuzave të saj lidhur me ndërtimin e parkingjeve nëntokësore në dy hapësira publike të kryeqytetit. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, i shoqëruar nga Shefqet Mezini, i cili thotë se është pronari i një prej këtyre dy hapësirave, deklaruan se bashkia dhe qeveria po grabisin pronat e ligjshme. “Duke qenë se këto shkelje flagrante dhe të pashembullta, me një arbitraritet dhe abuzivitet kanë arritur kulmin, grupi ynë i këshilltarëve do të kërkojë anulimin e këtij vendimi, i cili ka lejuar një koncesion në favor të një përdoruesi, që ndodhet në parkun “Rinia”, duke përbuzur të gjitha procedurat dhe format, qoftë edhe në mënyrat e dhënies së koncesionit dhe duke përbuzur të drejtën kryesore, që pronarët legjitimë duhet të ishin ata të parët, të cilët do të ishin në të drejtën e tyre, për të përdorur dhe për të zhvilluar pronën e tyre”, - tha Vasili. Ndërsa z. Shefqet Mezini, i cili pohon se është pronar i tokës në parkun “Rinia” tha se ka dalë para mediave për të dëshmuar grabitjen e pronës së tij. Ai bëri të ditur se ka dokumente të pakundërshtueshme të pronësisë mbi tokën e parkut “Rinia”. Ai paraqiti një dokument nga Arkivi Qendror i Ndërtimit, i firmosur nga drejtori, z. Agim Mero, ku tregohet harta e Tiranës e vitit 1937, pjesa e zonës që quhet sot parku “Rinia”, ku shtëpia dhe lokali në pronë të familjes Mezini janë shumë të qarta. Një tjetër dokument është ai i Këshillit të Ministrave dhe Komisionit Shtetëror të Kthimit të Pronave, firmosur nga kryetari Robert Bitri, që thotë... shprehimisht... “Vendimi i gjykatës nr. 628, datë 4.3.1999,... duke ju njohur si pronar, ka kthyer pronën tuaj dhe ka zgjidhur çështjen në themel,... prandaj në mbështetje të nenit 561 të Kodit Civil, zyra e hipotekës Tiranës duhet të bëjë regjistrimin e pronës suaj”.
Koçi: Rama, në pozitë shërbëtori
Kryetari i PS 91 reagoi dje ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për ngritjen e dy parkingjeve nëntokësore në Tiranë. Sipas Koçit, marrëveshja Rama - Berisha tashmë ka mbërthyer edhe nëntokën e Tiranës. “Parkingjet e nëndheshme zbuluan edhe natyrën e nëndheshme të marrëdhënieve të Kryeministrit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Edhe më parë kemi denoncuar këtë marrëdhënie si një pazar territoresh ekonomike dhe financiare. Por vendimi i fundit PD-PS në Këshillin e Bashkisë së Tiranës zbardhi tekstin e këtij pazari”, - tha kreu i PS 91.
Më tej, Koçi u shpreh se interesat financiare që luhen në këtë lojë politike të korruptuar, shkojnë në disa milionë euro, duke shtuar se politika e re e zotit Rama nuk është vetëm shesh ndërtimi për dhëndrin e Kryeministrit, por edhe parking për krahun financiar të Berishës. “Vetëm një kryetar partie i kapur mund të katandiset në këtë pozitë shërbëtori. Vetëm kapja mund ta detyronte opozitën ta kthente Kushtetutën në parking për makinerinë politike të Berishës.
Qytetaria e Tiranës duhet të ndërtojë alternativën politike ndaj pazarit të rëndomtë Rama - Berisha”, - tha ai.
Rama: PS-ja kundër TVSH-së në arsimin privat
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka vijuar fazën e dytë të turit “Dialog me Shqipërinë” në qytetin e Fierit. Sipas deklarimit të Ramës në këtë takim, vendosja e TVSH-së në arsimin privat nga qeveria aktuale është një barrë e dyfishtë për familjet të cilat zgjedhin për të shkolluar fëmijët e tyre në këtë sektor. Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me njerëzit e sektorit të arsimit në këtë qytet, është shprehur për hartimin e politikave që rritin dhe zhvillojnë arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve. Më tej, ai është shprehur gjatë bashkëbisedimit me mësues dhe pedagogë të qytetit të Fierit se heqja e TVSH-së në arsimin privat do të jetë një ndër masat e para që do të marrë Partia Socialiste me fitoren në zgjedhjet e 2009-ës. Faza e dytë e “Dialogut me Shqipërinë”, e quajtur “Rruga e ideve për të ardhmen”, ka nisur të përvijojë disa nga alternativat e PSSH-së për qeverisjen. “Sot ju e dini shumë mirë se në çfarë gjendjeje është arsimi. Këtu mes nesh ka njerëz që punojnë në sistemin publik dhe atë privat. Ndërkohë që sot ne kemi një qeveri e cila nuk arrin dot të kuptojë e më pas të bashkëjetojë me idenë se sistemi publik dhe ai privat janë dy sisteme që plotësojnë njëri-tjetrin”, - deklaroi Rama.