Berisha: Masa të forta kundër trafikimit të fëmijëve
SHBA-ja dhe qeveria shqiptare koordinojnë përpjekjet për mekanizma solidë të mbrojtjes së fëmijëve nga trafikimi. Kryeministri Sali Berisha apeloi dje për ndëshkim të rëndë të trafikantëve të fëmijëve shqiptarë, ndërkohë që ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i premtoi mbështetje qeverisë në luftën kundër fenomenit të trafikimit. Berisha dhe Withers morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët “Bashkë kundër Trafikimit të Fëmijëve”. Kryeministri paraqiti planin e masave dhe Strategjinë e Kombëtare mbi Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2008-2010). Z. Berisha kërkoi forcimin e ligjit dhe deklaroi se “vendi ynë, megjithëse i varfër, ka të gjitha potencialet ekonomike, që t’i garantojë çdo fëmije ushqim, veshje dhe edukim”. Sipas tij, është shumë i domosdoshëm bashkëpunimi reciprok me strukturat shtetërore në zbatimin e suksesshëm të tij. “Kemi vendosur që të gjitha qendrat e rehabilitimit t’i marrë në patronazh të plotë financiar Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta”, - theksoi z. Berisha. Kryeministri vuri në dukje se është në detyrimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale që të bashkëpunojnë ngushtë me bashkitë dhe komunat, me njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, të cilat vlerësohet se vërtet kanë dhënë shumë në këtë drejtim, që ta shtrijnë këtë bashkëpunim dhe mision në të gjitha qytetet e vendit. Berisha siguroi se kjo çështje është dhe do të mbetet një përparësi që do të vazhdojë të luftohet në kuadër të luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, ndërsa theksoi se janë marrë një sërë masash dhe janë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të kuadrit ligjor. “Fokusimi në grupet me rrezik të lartë është kusht i domosdoshëm. I kam kërkuar Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe së shpejti do të ndërmarrim nismën “Zero tolerancë” ndaj fenomenit të largimit të fëmijëve nga shkolla, pasi integrimi i fëmijëve në shkolla është një garanci që ata t’u shpëtojnë kthetrave të tregtarëve të fëmijëve”, - u shpreh Kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri nënvizoi se në bazë të ligjit të ri të gjendjes civile po bëhet regjistrimi i të gjithë fëmijëve romë, si dhe po bëhen përpjekje që në këto zona të vihen në funksion shkolla dhe mjedise ushqimi, si një mundësi për t’i mbrojtur, për t’i mbajtur dhe shkolluar fëmijët e këtij komuniteti. Duke e vlerësuar si një ndër krimet më të shëmtuara, Berisha pranoi se shifrat zyrtare nuk shënojnë shifrat reale. “Asgjë nuk është më e shëmtuar se trafikimi i fëmijëve. Nuk jam në gjendje të vlerësoj shifra, por jam i sigurt se shifrat zyrtare janë larg atyre reale në këtë çështje”, - tha kreu i qeverisë. Ai e cilësoi këtë takim si një kontribut të vyer për luftën kundër trafikimit dhe u shpreh se “qeveria është e vendosur në parandalimin e këtij fenomeni, duke luftuar me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”.
Withers
Nga ana e tij, ambasadori Withers e cilësoi si një ndër krimet më të tmerrshme nga e cila goditet e ardhmja e vendit, por edhe e mbarë botës. “Nuk mund të ketë krim më të tmerrshëm sesa shfrytëzimi i atyre që janë të pafajshëm dhe të pambrojtur. Nuk ka gjendje më të tmerrshme sesa të mendosh që një fëmijë ndodhet në duar të kriminelëve”, - tha ambasadori Withers. Ai premtoi se do të mbështesë qeverinë shqiptare në realizimin e zbatimit me sukses të Strategjisë së re Kombëtare mbi Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2008-2010). Ambasadori amerikan në Tiranë, z. Withers, vlerësoi punën e koalicionit dhe bashkëpunimin e tij me sektorin publik dhe atë privat, në mbrojtje të fëmijëve. Z. Withers u shpreh se ambasada amerikane do të qëndrojë përkrah strukturave shqiptare, në mënyrë që Strategjia për Luftën kundër Trafikut të Fëmijëve, e prezantuar në takimin e djeshëm nga koalicioni BKTF, të bëhet realitet. “Qeveria ime e ka njohur progresin dhe arritjet e rëndësishme që ka shënuar Shqipëria, edhe përmes aktit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit në NATO, që u bë nga Senati vetëm javën që shkoi. Ky akt ka një rëndësi shumë të madhe, por edhe përçon një vlerë simbolike shumë të madhe. Kjo simbolikë nuk qëndron vetëm në atë Aleancë gjeostrategjike që ne, në mënyrë të drejtë e të duhur, kemi ndërtuar, por në atë lidhje të fortë që ne kemi krijuar me njëri-tjetrin, në përkushtimin për të përmirësuar edhe më tej shoqëritë tona”, - tha ambasadori Withers.