Braçe: Topalli ndodhet në vizitë turistike në Zvicër
Opozita dhe maxhoranca kanë krijuar përplasjen e radhës mes tyre. Këtë radhë shkak është bërë vizita zyrtare e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në Zvicër. Nënkryetari i grupit kuvendor të PS-së, Erion Braçe, deklaroi se kjo vizitë, sipas tij është turistike dhe tregon “se si taksat publike vihen në dispozicion të një pushtetari”. Por duket se Braçe është nxituar para se të flasë duke mos marrë informacione të sakta për shpenzimet e këtij udhëtimi. Në një deklaratë zyrtare, kryetarja e Kuvendit, Topalli, deklaroi se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar të gjitha nga pala zvicerane. Shkaku i deklaratës së Braçes ishte dita pushim e Kuvendit të cilën socialistët e denoncuan, pasi sipas tyre, kryetarja e Kuvendit ka preferuar të bëjë turizëm. “Sot Kuvendi nuk punon sepse kryetarja e Kuvendit Jozefina Çobaj, nuk ndodhet në Shqipëri, në krye të një tabori me deputetë të maxhorancës, thjesht të maxhorancës, dhe punonjësve të administratës së Kuvendit. Zonja Topalli ndodhet në një tjetër vizitë turistike në Zvicër prej dy ditësh”, - tha Braçe. Por deklarata e kryetares së Kuvendit theksonte se Zvicra është një vend mik, që ka njohur nga të parët Kosovën shtet, si dhe një nga vendet më të zhvilluara, me të cilën Shqipëria mund të bashkëpunojë më tepër. “Zvicra nuk është Lapardhaja, por është një vend mik”, - shprehej në deklaratën zyrtare kryetares së Kuvendit, duke theksuar më tej se kjo është vizita e parë zyrtare e realizuar në këtë vend. Theksojmë se shpenzimet e qëndrimit të delegacionit shqiptar janë mbuluar nga pala zvicerane, pa marrë asnjë lek nga taksat e shqiptarëve. Së fundi, dëshirojmë t’i kujtojmë zotit Braçe se ka mbaruar koha e izolimit; jetojmë në kohën e globalizmit. I themi Erionit se ndoshta në një vizitë të ardhshme, nëse partia e tij i jep leje, mund të përfshihet në një delegacion parlamentar”, - thuhet në deklaratën e publikuar dje. Por socialistët mendojnë ndryshe dhe sipas Braçes, “ky është shembulli më i qartë i arrogancës, i abuzimit me përfaqësimin, i abuzimit me shpenzimet që dhunohen e shpërdorohen në emër të detyrës shtetërore që i kanë besuar shqiptarët”. Sipas Braçes, “vetëm bileta e saj e udhëtimit të sotëm në Zvicër kushton 700 euro”. Akuzat e së majtës vazhduan përtej vizitës së kryetares së Kuvendit Topalli në Zvicër. Sipas Erion Braçes, qeveria ka rritur shpenzimet operative. Pavarësisht se qeveria ka një nga pikat e forta të saj kursimin e qindra milionë dollarëve nga shpenzimet qeveritare, Braçe u shpreh se “në total, Sali Berisha i kushtoi vendit për vitin 2007 mbi 500 milionë USD para publike. Angazhimi qeveritar, pikërisht për këtë arsye, po degjeneron në vjedhje masive të çdo shqiptari dhe natyrisht, shoqërisë shqiptare në tërësi”.
Topalli hap kapitull të ri bashkëpunimi me Zvicrën
Vizita e kryetares së Kuvendit në Zvicër ishte e para e llojit të vet në këtë vend, që prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Pavarësisht se Zvicra nuk është anëtare e BE-së apo NATO-s, ajo ka njohur pavarësisë e Kosovës, si dhe është një nga shtetet me mirëqenie më të lartë në botë. Një nga arsyet e vizitës së Topallit në Zvicër ishte, përveç rritjes së bashkëpunimit veçanërisht atij ekonomik, edhe rritja e komunikimit të mëtejshëm me këtë vend ku jetojnë qindra mijëra shqiptarë. Topalli u ftua nga kryetari i Këshillit Nacional apo thënë ndryshe, Kuvendit zviceran, ku u takua me personalitet më të larta të vendit. Takimet në Bernë nisën me Presidentin zviceran, Pascal Couschpin, i cili vlerësoi arritjet e Shqipërisë drejt integrimit. Kryetarja e Kuvendit informoi kreun e shtetit mbi arritjet e vendit në fushën e integrimit dhe prosperitetit ekonomik. “Në sajë të vullnetit të fortë dhe angazhimit maksimal e reformave fiskale, Shqipëria ka ngjitur shkallët e vlerësimit mbarëbotëror për zhvillimin ekonomik. Rritja ekonomike mbi 6%, krijimi i lehtësirave për biznesin, shërbimet elektronike dhe klima e krijuar kanë rritur ndjeshëm interesin e investimeve të huaja”, - tha Topalli. Nga ana e tij, Presidenti Couschpin vlerësoi ecurinë e zhvillimeve në Shqipëri. Ai shprehu interes për rritjen e investimeve zvicerane në Shqipëri në shkëmbime tregtare, por edhe në fusha si energjitikë, infrastrukturë, turizëm etj. Kryetarja e Kuvendit falënderoi zotin Couschpin për njohjen që Zvicra i bëri pavarësisë së Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj.
Gjatë vizitës dyditore në Zvicër, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pati takim të zgjeruar edhe me homologun e saj, Bugnon. “Për një vend si Shqipëria që ka përjetuar një regjim të egër totalitar, është impresionuese ajo që paraqet sot ky vend me një ekonomi solide tregu dhe me angazhim të fortë në ecjen përpara në rrugën integruese euro-atlantike”, - tha Bugnon. Kryetarja e Kuvendit e ftoi zotin Bugnon për një vizitë në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi nga kryetari i Parlamentit zviceran. Më tej, kryetarja e Kuvendit mori pjesë në një nga seancat e Këshillit Nacional të Zvicrës, ku kryetari Andre Bugnon i uroi mirëseardhjen kryetares së Kuvendit dhe delegacionit që e shoqëronte atë. Një pritje iu rezervua kryetares së Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar nga zoti Alexander Tschapat, kryetari i Bashkisë së Bernës, një prej qyteteve nën mbrojtjen e UNESKO-s. Gjatë vizitës së saj në Zvicër, kryetarja e Kuvendit do të zhvillojë takime edhe me ministrin e Mbrojtjes, Samuel Schmid, delegacionin parlamentar zviceran, kryesuar nga zonja Chiara Simoneschi-Cortesi, zv.presidente e Këshillit Nacional si dhe një vizitë në fondacionin e mirënjohur “Jean Monnet”, i njohur si “babai i Evropës”, në qendrën e arkivit më të pasur të dokumenteve të themelimit të Evropës së Bashkuar.