LSI: Bindje se Obama ka interes për Ballkanin
Nënkryetari i LSI, Xhufi, përshëndeti sot ne emer te partise, fitoren e Presidentit të ri të SHBA, Obama. "Ne jemi të bindur që Presidenti Obama, do të tregojë interes të madh në mbështetjen ndaj Ballkanit".
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndeti sot fitoren e Presidentit të ri të SHBA, Barack Obama. Nënkryetari i LSI, Pëllumb Xhufi, vlerësoi në një deklaratë për shtyp se "Obama mishëron nevojën, dëshirën dhe shpresën për ndryshim të popullit amerikan dhe te mbarë popujve të botës, të cilët shohin tek SHBA motorin e zhvillimeve botërore drejt prosperitetit, paqes dhe demokracisë".
"Ne jemi të bindur që Presidenti Obama dhe administrata e tij e re, do të tregojë interes të madh në mbështetjen konseguente ndaj demokracive të reja në rajonin e Ballkanit, e posaçërisht në mbështetje të demokracisë shqiptare në rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik", pohoi Xhufi.
(d.b/BalkanWeb)