E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiste bimë narkotike, kapet në flagrancë 23 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë mbrëmë në pranga 23-vjeçarin, Ylber Toçaj, i cili dyshohet të jetë shpërndarës i bimëve narkotike. Ai është kapur në flagrancë me 55 pako lëndë narkotike të presuar 

Është ndaluar mbrëmë nga policia e Tiranës shtetasi Ylber Toçaj, 23 vjeç i kapur në flagrancë me një sasi bimësh narkotike. Toçaj është arrestuar në një lokal pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja me 55 pako bimë narkotike.
Më pas atij i është bërë edhe një kontroll në banesën e tij ku është gjetur edhe një sasi tjetër bimë narkotike e presuar.

Në pranga edhe një tjetër shtetas për vjedhje

Gjatë ditës së djeshme, specialistët e Seksionit të Posaçëm kundër Vjedhjeve të Automjeteve, arrestuan shtetasin Sandër Qehajaja, 26 vjeç, nga Tirana, i dyshuar për "vjedhje". Sipas burimeve të policisë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës ka lëshuar një urdhër ndalimin për 26 vjeçarin Qehajaja, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti, ngjarje e ndodhur në datën 18 tetor 2008.
(O.Zh, BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›