E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK, LZHK e Ngjela krijojnë "Polin e lirisë"

>"Poli i lirisë" do të jetë sigla që do të mbledhë në një koalicion partitë e djathta që sot janë jashtë koalicionit qeverisës. PDK, LZHK dhe partia e Sparta Ngjelës, jane grupuar si një alternativë e re politike, duke bërë që edhe e djathta ashtu sikundër kampi i majtë të shkojë në zgjedhje e ndarë në dy grupime. Sipas Dashamir Shehit dhe Nard Ndokes , ky koalicion nuk është një taktikë elektorale për të maksimizuar votën, por edhe një politikë e re për ata qytetare të zhgënjyer nga kjo qeverisje. Zyrtarizmi i këtij koalicioni do të pasohet edhe nga një lëvizje parlamentare për të krijuar një grup të ri ku do të mblidhen të gjithë deputetët e këtij koalicioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›