Kryesocialisti: Shqipëria është në krizë
>Rama përshëndet Obamën
Megjithëse një ditë mnë parë abandonoi evenimentin Obama, duke bërë karshillëk në emisionin Pesë pyetje nga Babaramo, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka përshëndetur betimin e presidentit të ri amerikan, Barak Obama. Megjithëse një ditë më parë harroi të përshëndeste njeriun të cilin pretendonte se e kishte mbështetjen e tij në rrugën drejt pushtetit, Edi Rama ju rikthye deklaratave të tij, të cilat, megjithëse me ton të vrerosur shprehnin devocionin e tij të madh ndaj shtetit amerikan dhe presidentit të sapo ardhur në fuqi.nëpërmjet një formule standard tipike të një kulture komuniste, kryesocialisti shprehte me servilizëm të hapur një lloj mirënjohje false në drejtim të njeriut që dy ditë më parë i bëri sfidë duke mos e përshëndetur si të gjithë politikanët e tjerë. Në fjalën e tij Edi Rama tha se: Dje matanë oqeanit zbardhi një ditë e re për Amerikën dhe nisi të rrezatojë një dritë që do të ndriçojë rrugën e vështirë të botës së lirë, edhe të Shqipërisë sonë të vogël, në një moment kur më shumë se kurrë njerëzit kanë nevojë për një politikë të re, ishte hartimi i përgatitur i kreut të opozitës në mbështetje të Obamës. Në fjalën përshëndetëse kryesocialisti Rama tha se: Në këtë moment Amerika na mëson se është bashkimi i njerëzve të thjeshtë, përtej kufijve të vjetër të politikës së politikanëve, që mund të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar në jetën e një vendi e të gjithsecilit. Për këtë mësim të paçmuar, ne sot bashkohemi me të gjithë qytetarët e botës së lirë, në shprehjen e mirënjohjes për lajmësin e ditës së re, Presidentin e 44-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. Sipas Edi Ramës, s'ka dyshim, se vendi ynë gjendet në një krizë të gjithanshme, të cilën s'mund ta fshehin as mekanizmat e vjetër të një propagande qeveritare, sa arkaike aq edhe fyese për inteligjencën e njerëzve. Ekonomia jonë është në krizë, shkolla e spitalet tona janë në krizë, institucionet tona janë në krizë. Varfëria e papunësia janë ulur këmbëkryq në çdo qytet e fshat të Shqipërisë si rezultat i papërgjegjshmërisë së politikanëve që na kanë qeverisur keq e na qeverisin si mos më keq. Më tej ai tha se, kjo gjendje nuk mund të ndryshojë përveçse si rezultat i vullnetit e bashkimit të atyre që prej 18 vjetësh mbeten të keqqeverisur, njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Shembulli i gjallë dhe fjalët e rralla të Presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë një vlerë të jashtëzakonshme, jo vetëm për vendin më të fuqishëm të botës, por, edhe për çdo vend tjetër ku njerëzit duan një punë dinjitoze, një shtet në shërbim të tyre, një të ardhme për fëmijët e tyre. Për këtë shembull të paçmuar edhe për Shqipërinë e shqiptarët, që duan ndryshimin e begatimin e atdheut tonë dhe që tek Amerika e sotme shohin se si njerëzit e zakonshëm realizuan një ëndërr të jashtëzakonshme. Ne sot i jemi mirënjohës Presidentit të sapo betuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama. S'ka dyshim po ashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga pikat ku shqiptarët e shqiptaret, pa dallim moshe, besimi, bindjeje, bashkohen pa asnjë ngurrim në ndjenjën e admirimit e të miqësisë dhe me hyrjen në Shtëpinë e Bardhë të Barak Obamës ndjenja e admirimit për Amerikën është edhe më e fortë, dëshira për forcimin e miqësisë me të është edhe më e madhe. Por, mesazhi i parë që Presidenti amerikan i dha botës, ne të gjithëve, ishte se është koha për t'i dëshmuar me besnikëri ndaj idealeve të lirisë e të demokracisë, si edhe me vetëdije për nevojat e vendit e të njerëzve, vlerat e kësaj miqësie të veçantë. Të cilën nga ana jonë duhet e do ta forcojmë, jo vetëm duke qenë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Barak Obama në çdo betejë globale me të keqen, por edhe duke forcuar themelet e shtetit tonë të së drejtës, si edhe duke e bërë politikën gjithnjë e më shumë një instrument në duart e qytetarëve. Për këtë frymë të re besimi që është ngjallur në shpirtrat e njerëzve kudo në botë, edhe në Shqipëri, dhe për këtë model rrezatues angazhimi të ri të politikës në shërbim të njerëzve, ne sot i jemi mirënjohës udhërrëfyesit të ri të botës së lirë, Presidentit Barak Obama. Nga Tirana e vogël, ne i urojmë me gjithë zemër sukses të plotë në misionin e tij historik, teksa pas një epoke ndryshimesh, në botë po ndryshojnë epokat.