E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha i kërkon Ramës të diskutojë me këshilltarët, jo me punonjësit për buxhetin

>Lidhur me mosmiratimin nga Këshilli Bashkiak i projektbuxhetit për Tiranën, Kryeministri Berisha u shpreh dje se kryetari i bashkisë duhet ta diskutojë atë me këshilltarët bashkiakë, si përfaqësues të zgjedhur. Natyrisht, konstatoj se rrëzimi i buxhetit ka krijuar probleme madhore, ligjore e morale tek kryetari me korrespondencë i bashkisë së Tiranës, por, sërish, uroj që buxhetin ta diskutojë më këshilltarët, si përfaqësues të zgjedhur. Ditën e diel mblodhi punonjësit e bashkisë dhe u mbajti leksion për buxhetin. Buxhetin mund tua shpjegojë edhe atyre, por nuk e zgjidh dot me ta, sepse votat i kanë këshilltarët. Gjithashtu,  Kryeministri Berisha u shpreh dje  se mbështet propozimet e opozitës për heqjen e masave shtrënguese për pajisjen me letërnjoftim për qytetarët që kanë pasaporta.Lidhur me propozimet e opozitës që kërkon heqjen e shtrëngimeve për ata që kanë pasaporta, për pajisjen me letërnjoftim, unë jam plotësisht dakord të shqyrtohen dhe i presim me shkrim propozimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›