E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Do jetë marrëveshje transparente

 

Nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, i pyetur dje nga gazetarët rreth qëndrimit të partisë që ai përfaqëson, pjesë e koalicionit qeveritar, rreth marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë, u shpreh se marrëveshja do të bëhet transparente për të gjithë. “Kjo marrëveshje është nënshkruar jo nga kjo qeveri, por nga qeveria e mëparshme, por në miratimin e saj në parlament, në paraqitjen e saj atje në procesin e vendimmarrjes në parlament do të realizohet transparenca e plotë që gjithsecili të kuptojë se çfarë përmban kjo marrëveshje dhe sa në përputhje me kushtetutën, si ligji themelor i vendit dhe me të gjithë legjislacionin e Republikës së Shqipërisë është kjo marrëveshje”, u shpreh Haxhinasto. Marrëveshja e miratuar nga qeveria dhe komisioni i ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë, është kontestuar nga disa shoqata por dhe ekspertë ushtarakë, të cilët e kanë cilësuar atë si falje të hapësirave detare shqiptare vendit fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›