Pakti me Greqinë, Majko: Topi të mbledhë Këshillin e Sigurimit
Dy herë kryeministër i Shqipërisë dhe ish ministër i Mbrojtjes, Pandeli Majko i bën apel presidentit të republikës. “Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste dhe as të Partisë Demokratike. Në këtë drejtim duhet të jemi shumë të qartë se kufijtë nuk janë malli i babait të askujt që qeveris vendin. Kufijtë nuk janë as të PD dhe as të PS-së”, u shpreh Majko. Sipas Majkos kjo marrëveshje duhet trajtuar me kujdes që të mos krijojë probleme me shtetin fqinj. “Përgjegjës kryesor për këtë çështje është qeveria shqiptare. Sikur edhe 10% të asaj që thuhet të jetë e vërtetë, kemi të bëjmë me një problem shumë të madh. Kemi të bëjmë me një moment që kap madhësinë e skandalit dhe që do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe. E përsëris se këtu nuk kemi pse bëjmë me faj vendin fqinj, problemin e kemi brenda vetes”, u shpreh Majko.