E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI: Edi Rama po tjetërson historinë e FRESSH-t, Mjaft-i dhe G99-a dy modele të dështuara

16-01-2012 / Gazeta 55

Luan Rama: FRESSH ishte vitaliteti i PS, sot është në duart e pengmarrësve

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi dje se Edi Rama tjetërsoi historinë e FRESSH-t, duke i ofruar Mjaft-i ndhe G99-ën, dy modele këto, tërësisht të dështuara. Sipas tij, 20 vjet më parë PS kishte në përgjegjësi peshën e madhe të Partisë së Punës dhe u krijua në dimensionet e një partie politike të dimensioneve evropiane ndërsa FRESSH erdhi në momentin kur PS nuk po vitalizohej dot. “Solli një përkushtim dhe entuziazëm të pashoq të atyre që e themeluan dhe reformuan në stadet e mëvonshme. Unë nuk isha ndër themeluesit, por ndër pjesëmarrësit aktivë të kësaj strukture rinore të PS. Kanë qenë pesë të rinj themeluesit aktivë të PS. Pandeli Majko dhe Ilir Zela kanë qenë dy nga pesë themeluesit e forumit socialist. Monika Kryemadhi, Gjergj Koja dhe Ilir Meta, janë figurat e tjera historike të FRESSH-it.
Rama tregoi jo vetëm mos mirënjohje, por edhe fyerje publike në fjalimin e tij. Fyerje dhe deklarata vulgare ndaj arsimtarëve, të kësaj armate edukatorësh dhe të tjerëve që kanë punuar ndër vite, është e papranueshme. Rama duhet të tregonte të paktën sensin e përgjegjësisë përballë atij auditori. FRESSH-i që padyshim që është një histori, një model, por mbi të gjitha një kontribut i realitetit politik shqiptar, se si të rinjtë të bëheshin pjesë e politikës dhe të shërbenin në të ardhmen”- u shpreh ai. Sloganin RE:FRESSH, Luan Rama e quajti sloganin e një programi të mbaruar të një grupi klientelist që, qëllimisht e nxori këtë strukurë jashtë loje për vite me radhë, me qëllim mohimin e vlerave dhe kontributeve të themeluesve. “Përpjekja për RE:FRESSH është një model i dështuar, pasi mbizotëron modeli i ish lëvizjes “Mjaft” apo G99-ës. Pra kemi realitete të njohura dhe dështime po ashtu të njohura”- tha ai. Luan Rama theksoi gjithashtu se 20 vjetori i themelimit të FRESSH, duhet të shërbente si moment reflektimi, për ringritjen e këtij forumi vital. Sekretari i LSI u ndal dhe në deklaratat propagandistike të Ramës për 21 janarin. Për Luan Ramën, Edi Rama është dhe mbetet autori i ngjarjeve të një viti më parë. “Autori i 21 janarit flet për 21 janarin, duke u përpjekur ta keq përdorë. Pra, po i bën RE:FRESSH dhe protestës së dhunshme, të një viti më parë. Nëse retorika e Edi Ramës ishte e orientuar në kontekstin e integrimit Evropian, fakti që tenton të inkriminojë drejtësinë, bie ndesh”- tha ai. Luan Rama foli dhe për gjyqin Meta-Prifti, seanca e fundit e të cilit zhvillohet sot në messditë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Gjykata e Lartë do japë drejtësi si dhe do respektohet çfarë do lloj vendimi. “Kam arsye të besoj se drejtësia është në anën e së vërtetës. Është në anën e asaj që është e hapur dhe e qartë, në dritën e diellit, për cilindo që ka kuptuar thelbin e makinacionit”- tha ai.

Zgjedhja e Presidentit
Për Lëvizjen Socialiste për Integrim e rëndësishme është respektimi i Kushtetutës dhe jo emri i kandidatit, apo presidentit të ardhshëm. “Në thelb tregon mungesë respekti dhe serioziteti për vetë procesin e zgjedhjes së Presidentit, që është figura që personifikon unitetin e shtetit dhe popullit. “Presidenti nuk mund të trajtohet si kryetari i radhës i PS-së, apo procedura që çoi në zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Në radhë të parë mbetet integriteti i figurës, një figurë me cilësi politike dhe intelektuale”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›