LSI: Gruaja do drejtojë pas 28 qershorit
Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho uroi në emër të forcës që përfaqëson gratë duke premtuar se pas 28 qershorit ato do të jenë vendimmarëse në parlament dhe qeveri. “Edhe pse në Shqipëri gratë vazhdojnë të mos jenë në pozita të barabarta, edhe pse në Shqipëri gratë goditen nga pushteti, nga injoranca, dhe nga diskriminimi i shume burrave të veshur me pushtet, unë shpreh besimin tim, dhe bashkë me të, shpreh urimin tim, për të gjitha ato gra dhe nëna shqiptare, të cilat me aftësitë, dashurinë e tyre na japin forcë dhe kurajë të gjithëve”, tha Xhixho. Sipas saj, LSI do luftojë për një përfaqësim real të grave në jetën politike të vendit. “Ashtu sicc theksuam edhe në programin e veccantë që e shpalosëm në Konventën e Gruas të LSI-së mbas zgjedhjeve të 28 qershorit, LSI do të garantojë që gruaja shqiptare së pari të punësohet nëpërmjet planit tonë të madh për punësimin, të integrohet totalisht në shoqëri dhe të drejtojë me sukses nga parlamenti dhe ekzekutivi ndryshimin rrënjësor të vendit”, tha nënkryetarja e LSI-së.