LSI, Haxhinasto: Opozita duhet të kthehet në Parlament

Tiranë, 24 janar NOA Zëvendëskryetari i
LSI-së, Edmond Haxhonasti ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka
deklaruar se opozita duhet të kthehet në Parlament.
Pyetjes së gazetave se si e vlerëson ai deklaratat
e fundit të përfaqësuesve të opozitës në media se e shohin zgjidhjen e krizës
mes dhënies së postit të Presidentit dhe drejtuesve të institucioneve të tjera
Kushtetuese, Haxhinastoi iu përgjigj se këto çështje i përkasin një diskutimi
institucional.
Mendoj se ky është një debat i parakohshëm,
ndërkohë që ne duhet të kemi një aktivitet normal, opozita duhet të kthehet në
Parlament dhe këto çështje i përkasin një diskutimi të tillë institucional. Por
këto zëra që vijnë nga opozita mendoj se nuk janë aspak racionale, pasi në këto
momente tregohet se opozita nuk ka si objektiv të saj, pikërisht përmirësimin e
kuadrit ligjor dhe standardeve të zgjedhjeve, por dëshiron që të krijojë një
krizë politike dhe më pas të arrijë zgjidhjen e kësaj krize duke u ulur në një
tavolinë negociatash, ku diskutohet dhe ndarja e pushteteve të cilat janë të
pavarura.
Do thoja se diçka e tillë është e papranueshme
në një kohë që Shqipëria është një vend ku sundon ligji sipas gjithë
standardeve ligjore dhe Kushtetutës së vendit.
Duhet të theksojë dhe një herë që ky është një
debat i panevojshëm, pasi kuadri legjislativ që ka vendi, Kushtetuta e vendit e
kanë shumë të qartë mënyrën sesi zgjidhet Presidenti dhe përfaqësues të tjerë
të lartë të institucioneve të tjera të pavarura tha Haxhinasto.
k.k/NOA