E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: KQZ-ja të pushojë së funksionuari



Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, e ka quajtur të paprecedentë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pengimin e zhvillimit të referendumit për mbrojtjen e Kushtetutës. Vasili tha se për KQZ-në është rikthyer sërish periudha e errët e viteve 1992-1997, ndërsa theksoi se ky institucion është kthyer në një instrument në duart e dy kryetarëve të PS-së dhe PD-së. “Kjo KQZ, tërësisht e kapur nga Berisha dhe Rama, është bërë zëdhënëse e vendosjes së një oligarkie politike të dy personave në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe demokracisë në vend, duke u shndërruar në antitezën e votës së lirë dhe të respektimit të vullnetit të popullit të shprehur me votë. Si e tillë kjo KQZ duhet të pushojë së funksionuari në formën, përbërjen dhe mungesën e pozicionimit të saj ligjor në mënyrë që ajo të mos vazhdojë të dëmtojë më tej demokracinë në Shqipëri”, - u shpreh Vasili.

9 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›