Vendimi, rimbursimi për naftën e fermerëve do të jetë 60 lekë
Hyn në fuqi vendimi për rimbursimin e industrisë ushqimore. Përfitojnë përpunuesit e qumështit, të bukës dhe serave me ngrohje
Qeveria shqiptare do të rimbursojë deri në 30 për qind (afro 60 lek/L) lëndët djegëse të industrisë ushqimore. Sakaq, janë përcaktuar edhe kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që kanë sera me ngrohje, apo prodhojnë produkte industriale dhe agro-ushqimore, të cilat për nevoja teknologjike të prodhimit konsumojnë lëndë djegëse, akciza e të cilave rimbursohet në përputhje me sasinë e produktit final, të shitur me faturë TVSH-je. Në mënyrë që skema, përsa i takon përjashtimit nga akciza e lëndëve djegëse, mazut e solar për prodhimin e produkteve industriale, të jetë e lejueshme, duhet që përjashtimi të jetë i kufizuar në kohë, jo më shumë se 5 vjet,
përjashtimi të mos jepet vetëm për produkte të veçanta industriale apo vetëm për sektorë të veçantë të industrisë. Sektori i prodhimit të çelikut nuk mund të marrë ndihmë në kuadër të kësaj skeme dhe të asnjë skeme tjetër, pasi u nënshtrohet rregullave të veçanta të parashikuara në Protokollin e Çelikut. Ndërsa sasitë do të jenë proporcionale dhe do të shkojnë duke u reduktuar nga viti në vit. Për këtë, nëse skema do të vazhdojë pesë vjet, rimbursimi total i akcizës të kryhet vetëm për tri vitet e para të zbatimit të skemës, në vitin e katërt të bëhet një rimbursim në masën 80% të akcizës dhe në vitin e pestë një rimbursim në masën 50% të saj.
Rimbursimi
Ndihma e përfituar nëpërmjet përjashtimit nga akciza e lëndëve djegëse nuk mund të përftohet me asnjë formë tjetër ndihme nga çfarëdo burimi shtetëror. Në rast se ndërmarrjet përfituese, në kuadër të kësaj skeme, kanë përfituar apo mendohet të përfitojnë nëpërmjet formave të tjera të ndihmës shtetërore, përfshi edhe format koncesionare apo nismën “Shqipëria 1 Euro”, Ministria e Financave duhet të kryejë njoftimin për ndihmën individuale dhe të kërkojë miratimin e Komisionit të Ndihmës Shtetërore. Ministria e Financave sakaq do të raportojë për ndihmën e dhënë nga zbatimi i kësaj skeme, apo për çdo ndihmë individuale. Nëse nuk përmbushen kushtet e parashikuara më lart të këtij vendimi, ose ndërmarrjet përfituese e keqpërdorojnë ndihmën, ato janë të detyruara të kthejnë të gjithë ndihmën e marrë, së bashku me interesat, që nga data e përfitimit të saj.
Skema
Kjo skemë synon të krijojë kushte lehtësuese për ndërmarrjet që do të përdorin lëndët djegëse për nevojat teknologjike të prodhimit, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, si dhe për subjektet që kanë serat me ngrohje dhe që përdorin lëndët djegëse mazut e solar. Me ndryshimin e ligjit “Për akcizat”, është bërë një ndryshim thelbësor në akcizën e lëndëve djegëse (mazut dhe solar), duke e rritur atë nga 1 lek/l në 13 lekë/l, gjë që ka sjellë rritje të ndjeshme të kostos së prodhimit të produkteve, në procesin teknologjik të të cilave përdoren lëndët djegëse mazut e solar. Gjatë viteve të fundit ka pasur kriza të vazhdueshme të mungesës së furnizimit me energji, të kushtëzuara edhe nga kushtet e pafavorshme të motit, gjë e cila ka sjellë domosdoshmërinë për gjetjen e burimeve alternative (përfshirë përdorimin e lëndëve djegëse, mazut e solar) për plotësimin e nevojave teknologjike të prodhimit. Nga ana e Ministrisë së Financave nuk janë paraqitur të dhëna për afatet kohore të zbatimit të skemës, impaktin në buxhet për të gjithë periudhën kohore të zbatimit të masës, si dhe ndryshimet e akcizës për lëndët djegëse që përdoren për prodhimin e produkteve industriale në vite.
H. Hasani
9 Qershor 2008