LSI: “Koalicioni i lakuriqëve po bën protestë hipokrite”
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim reagon pas deklaratave të koalicionit qytetar lidhur me protestën e 15 Marsit. “Jam informuar që koalicioni i lakuriqëve, koalicioni i partive të dushkut, koalicioni i të punësuarve në Bashkinë e Tiranës, siç është familja Gjinushi, djali dhe gruaja e tij, koalicioni falë të cilit Berisha është akoma sot në pushtet pas tragjedisë së Gërdecit, do të bëjë një protestë hipokrite për të mos harruar Gërdecin. Unë do t u kujtoj shqiptarëve atë që është e vërteta. Ishte Edi Rama ai që i rrahu shpatullat Sali Berishës ditën e tragjedisë së Gërdecit”, - tha nënkryetari i LSI-së, deputeti Dritan Prifti. Ai shtoi se ishte Edi Rama ai që nuk lejonte partinë e tij të kërkonte dorëheqjen e Sali Berishës për Gërdecin, po ashtu ishte Edi Rama dhe PS ata që nuk i dhanë firmat për Komisionin Hetimor parlamentar për Gërdecin. “Pra realisht, ky koalicion hipokritësh do të dalë në një protestë për të treguar hipokrizinë e vet dhe asnjë gjë më shumë. Protesta që do të mbajë LSI dhe të gjithë aleatët e saj të majtë, socialistë dhe progresistë, nuk ka moton “Mos harroni”, por ka moton që ka pasur që në ditën e parë pas tragjedisë së Gërdecit: “Berisha ik””, - tha ai. Prifti garantoi se me ardhjen në pushtet të LSI-së, kjo tragjedi do të zbardhet.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009