Protesta për Gërdecin, PS krijon koalicionin qytetar
Autori i Lajmit: red.
Nën moton “Mos harro”, koalicioni opozitar në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile do të marshojë në një manifestim për tragjedinë e Gërdecit. Koalicionit qytetar për manifestimin e 15 marsit ku bën pjesë Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale dhe Partia G99, i janë bashkuar sindikatat e Veteranëve, të Minatorëve, Komiteti i Ushtarakëve në Lirim, Shoqata e Gërdecit, si dhe drejtues të partive opozitare. Kryetari i opozitës, Edi Rama, e veçoi 15 Marsin si ditën e bashkimit qytetar. “15 Marsi është dita për të mos harruar, është dita për t u bërë të gjithë bashkë në kujtim të atyre që humbën jetën në një tragjedi jonatyrore. Është dita në mbrojtje të së ardhmes së këtij vendi, duke mbrojtur jetën e të gjithëve dhe duke e garantuar atë përmes një cilësie të re jetese dhe bashkëjetesë qytetare”, - tha ai. Kreu i socialistëve theksoi se vetëm një qeveri e re e zgjedhur nga votat e popullit do t ia mbyllte plagën e hapur të 15 Marsit. “Shqipëria më 15 mars i kthehet një plage të hapur, e cila do të mbyllet vetëm kur të bëhet drejtësi, kur e vërteta të zbardhet plotësisht dhe kur të gjithë përgjegjësit të marrin atë që u takon. Atëherë kur familjet e dëmtuara të kthehen në normalitet dhe e ardhmja e jetimëve të jetë e siguruar. Këtë s mund ta bëjë askush tjetër përveç shtetit dhe qeveria e re me votën e 28 Qershorit”, - u shpreh ai. Në fjalën e tij me këtë rast, kreu i Demokracisë Sociale, PDS, Paskal Milo, kërkoi që politika shqiptare të reflektojë seriozisht në këtë ditë. Milo shtoi se i bashkohet pa hezitim protestës qytetare krah socialistëve. Kurse Erjon Veliaj i G99 bëri me dije se protesta do të zhvillohet. Veliaj e Gjinushi kanë reaguar dhe kundër protestës së LSI-së duke e konsideruar atë si një antimiting të Qeverisë. Për fat të keq, gjërat janë kështu. Vija që ndan të shkuarën me të ardhmen, që ndan koalicionin e së shkuarës me bashkimin e ri për të ardhmen, është e qartë për të gjithë çdo ditë e më shumë”, - tha Rama, lidhur me protestën e LSI-së. Ngjarja e rëndë e 15 Marsit në Gërdec të Vorës, 15 km nga Tirana u cilësua si tragjedia më e rëndë që ka goditur vendin në dhjetë vitet e fundit. Nga shpërthimi i një fabrike të demontimit të armëve, humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë, ndërsa u shkatërruan qindra shtëpi e dhjetëra biznese që operonin në këtë zonë.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009