Sondazhi i OKB: Ja për kë votojnë burrat dhe gratë
Autori i Lajmit: red.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e cila vlerësohet për paanshmërinë e saj ka organizuar një sondazh i cili përcakton se si do të votojnë gratë dhe burrat në 28 qershor. Me mbështetjen e UNIFEM-it, vrojtimi i realizuar nga Konsorciumi 2A – i përbërë nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe Forumi Shqiptar Social-Ekonomik – u krye në 10 zona të vendit, me një grup kampion prej afërsisht 1200 vetash. Nga përgjigjet, del qartë se meshkujt janë më të predispozuar për të votuar, raporti i votuesve meshkuj-femra nuk ndryshon shumë. Megjithatë, aty ku dalin më në pah dallimet midis gjinive, janë arsyet e mospjesëmarrjes në votim. Për femrat, arsyeja kryesore e mosvotimit ishte se nuk ishin të regjistruara në listën e votuesve (24,90%); ndërsa këtë përgjigje e dhanë vetëm 17,40% e meshkujve pjesëmarrës në vrojtim. Ndëkrohë që në bazë të të dhënave arrihet në përfundimin se 73.4% e të pyeturve besojnë se është e nevojshme rritja e pranisë së grave në jetën publike të Shqipërisë.
Vrojtimi
Anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë, Parlamentarët Rinorë nga i gjithë vendi dhe Kombet e Bashkuara u ulën së bashku për të diskutuar dhe debatuar për gjetjet e një vrojtimi që fokusohet në perceptimet publike të pjesëmarrjes së grave në zgjedhjet në Shqipëri. Vrojtimi përqendrohet në perceptimet e njerëzve lidhur me si dhe pse votojnë gratë; kuotat dhe masat e posaçme për gratë në zgjedhje; dhe se çfarë pengesash ekzistojnë që i ndalojnë gratë për të zënë postet më të larta në vendimmarrje. Vrojtimi që vëzhgon perceptimet e njerëzve për gratë si votuese, kandidate dhe udhëheqëse nxorën një numër çështjes kyçe. Në bazë të vrojtimit del qartë se meshkujt janë më të predispozuar për të votuar, raporti i votuesve meshkuj-femra nuk ndryshon shumë. Megjithatë, aty ku dalin më në pah dallimet midis gjinive, janë arsyet e mospjesëmarrjes në votim. Për femrat, arsyeja kryesore e mosvotimit ishte se nuk ishin të regjistruara në listën e votuesve (24,90%); ndërsa këtë përgjigje e dhanë vetëm 17,40% e meshkujve pjesëmarrës në vrojtim. Nga ata që nuk kanë votuar, 23,10% e femrave dhe 10,40% e meshkujve nuk votuan sepse as familjet e tyre nuk votuan. Këto shifra tregojnë qartë se femrat kanë më pak gjasa se meshkujt të jenë të angazhuara politikisht, nëse familjet e tyre vendosin të mos angazhohen. Po sipas sondazhit përgjigjet tregojnë qartë se zyrtaret femra (të zgjedhura apo të emëruara) perceptohen si më pak të korruptuara dhe më shumë të predispozuara për të përmirësuar të drejtat e njeriut, përfitimin nga shërbimet elementare (shëndetësia, arsimi, kujdesi social) dhe për të rritur mundësitë e Shqipërisë për integrim në BE. Përsa i përket votimit të kanidateve femra, shumica e meshkujve (38%) dhe e femrave (34%) lanë të kuptosh se gjinia e kandidatit nuk përbënte as pengesë e as shtysë për të votuar. Gratë që mbështetën femrat kandiate thanë si arsye a) i kuptojnë më mirë çështjet shoqërore dhe familjare; b) perceptohen si më pak të korruptuara; c) nëse është kandidatja më e mirë për detyrën; dhe d) ajo ka më shumë gjasa se do t i mbajë premtimet. Ndërsa ata meshkuj të cilët nuk do të votonin për femrat, dhanë këto arsye kryesore: a) arena politike është tepër agresive për një grua; një grua nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t u marrë me çështjet e qeverisë, po të kemi parasysh përgjegjësitë që ka në shtëpi; c) dhe gratë nuk kanë përvojën apo lidhjet politike të mjaftueshme për të pasur mundësi të realizojnë detyrat. Për femrat që u përgjigjën në vrojtim, arsyet ishin se: a) për shkak të detyrave në familje, një grua nuk do të kishte kohë; b) ajo nuk ka lidhje të mira politike, dhe nuk mund t i detyrojë vendimmarrësit ta mbajnë vesh, duke qenë se nuk do të ishte agresive sa duhet. Lidhur me pengesat që ka një femër për tu zgjedhur rreth 45,6% e të pyeturve thanë se mungon mbështetja nga politikanët meshkuj (38,6%) dhe mungesa e mbështetjes nga partitë politike (21,6%). Ky konstatim bashkëlidhet me shumë studime globale mbi femrat dhe politikën, sipas të cilëve partitë përbëjnë mekanizmin kryesor që mund të mbështesë apo të pengojë rritjen e angazhimit të grave në jetën politike dhe publike. Pyetjes “Sikur kësaj të diele të mbahen zgjedhjet vendore dhe në zgjedhje të kishte dy kandidatë, një mashkull dhe një femër, a do të kishte më shumë mundësi të votonit për kandidaten femër?”, më shumë se një e treta e pjesëmarrësve në vrojtim thanë se ishin të pavendosur në lidhje me faktin se si do të ndikonte në vendimin e tyre gjinia e kandidatit. Kështu, përgjigja e përgjithshme për këtë pyetje duket se është “i pavendosur”. Debati u organizua nga UNIFEM-i dhe UNICEF-i, nën Programin e Përbashkët të OKB-së për Barazinë Gjinore, ku UNIFEM-i po punon me OJQ-të në komunitet dhe avokuesit e barazisë gjinore në qeveri për t i mobilizuar gratë si forcë politike, duke i mbajtur vendimmarrësit të përgjegjshëm me votën dhe zërin e tyre, dhe duke monitoruar zbatimin e kuotës.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009