Vaçe Zela: Koncert gala, për 70 vjetorin e këngëtares

>Qendra Kulturore Tirana në axhendën e saj artistike, koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve për legjendën e muzikës shqiptare
Legjenda e muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela do të nderohet në 70-vjetorin e saj me një koncert gala. Ky koncert është cilësuar si një prej evenimenteve më të rëndësishme që do të zhvillojë Qendra Kulturore Tirana, i cili do të mbledhë rreth tij dhe shumë artistë emra të njohur të artit shqiptar. Koncerti që është menduar të realizohet në datën 7 prill, në ditën e ditëlindjes së saj do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Drejtori i këtij institucioni Kiço Londo është shprehur se ky është një prej projekteve më interesante të qendrës së metropolit, veçanërisht momenti i sjelljes në Tiranë të këngëtares së mirënjohur të muzikës së lehtë shqiptare, Vaçe Zela. Megjithatë për këtë gjithçka varet nga kushtet shëndetësore të këngëtares. Në kuadër të këtij aktiviteti, ne kemi programuar që të organizojmë një koncert të madh në Pallatin e Kongreseve, si dhe disa aktivitete për figurën dhe vlerat e saj në televizione, me këngë të Zelës nga artistë të njohur shqiptar, është shprehur drejtori Londo për koncertin që pritet për këngëtaren e madhe. Ndërsa këngëtari Kozma Dushi tregon se këngëtarja Vaçe Zela ishte një zë i madh në muzikën shqiptare. Sipas tij, ajo është udhërrëfyesja e këngës së lehtë shqiptare.Ajo është këngëtarja më e madhe deri më sot e vendit tonë dhe e shqiptarëve, kudo që janë. Ajo është udhërrëfyesja e këngës shqiptare të muzikës së lehtë dhe asaj popullore por më shumë Vaçe Zela është simbol, ikona e muzikës së lehtë shqiptare. Mbaj mend shumë këngë të bukura nga Vaçe Zela. Mbaj mend këngën Fëmija i parë, apo në Festivalin e11-të Natën vonë. Kënga u prit shumë bukur. Në natën e tretë në finale me këngën e saj ajo e emocionoi sallën. Kënga ishte me kompozim nga Tish Daija. Vaçe Zela është një këngëtare, që ka kënduar tërë jetën live dhe sot zëri i saj do të bënte hatanë. Ajo ishte një këngëtare shqiptare me një zë të bukur dhe me profesionalizëm dhe kishte një interpretim të veçantë, u shpreh këngëtari Kozma Dushi. Koncerti që pritet është i vetmi aktivitet më me rëndësi që është mbajtur në këto vite për këngëtaren e njohur të skenave shqiptare. E nderuar në festivalin maratonë të Këngëve të shekullit, këngëtarja ndonëse e ftuar, nuk ka pasur mundësi të vijë, duke përshëndetur publikun shqiptar në lidhje të drejtpërdrejtë me telefon. Koncerti që pritet të zhvillohet për këngëtaren e madhe shqiptare do të ngjisë në skenë dhe shumë emra të njohur të këngës shqiptare ndër vite.
*********************************************************
Vaçe Zela "zëri" i jashtëzakonshëm në skenat shqiptare
Vaçe Zela është artiste e popullit dhe këngëtare e njohur e skenave shqiptare. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku. Këngëtarja Vaçe Zela mbetet "zëri" i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare. Ajo është një këngëtare e cila ka marrë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në radio televizion që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981. Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit në të cilin ka interpretuar shumë këngë pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është nderuar me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu. Disa nga këngët e saj më të njohura janë: Çelu si mimoza, Djaloshi dhe shiu,E dua vendin tim,Ëndrra ime, Fëmija i parë,Gjyshes, Këngët e vendit tim, Lemza, Sot jam 20 vjeç, Valsi i lumturisë, Nënë moj do pres gërshetin, Nuk e fshehim dashurinë, O diell i ri, Për Arbërinë, Shoqet tona ilegale, Shqiponja e lirisë, Të lumtur të dua. etj.