E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Ligji për KKRT-në e RTSH-në nuk siguron pavarësinë

LSI-ja u bashkohet shqetësimeve të shprehura nga OSBE-ja për draftin ligjor të KKRT-së dhe për RTSH-në. Sekretari i marrëdhënieve me publikun në LSI, Luan Rama, thotë se ky ligj jo vetëm nuk siguron pavarësinë e këtyre institucioneve, jo vetëm nuk zgjidh problemet e shfaqur në proces dhe jo vetëm nuk u paraprin zhvillimeve të ardhshme të tregut mediatik, por synon rikthimin e tyre në rrjetin e kapur dhe të kontrolluar prej pushtetit, për t’i përdorur si instrumente shërbimi dhe manipulimi të opinionit për zgjedhjet e ardhshme politike. “Prandaj LSI-ja i kërkon publikisht Komisionit kuvendor për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që të përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë e veta përmes një procesi transparent dhe në bashkëpunim institucional me aktorët e interesit, veçanërisht me ata që operojnë në tregun mediatik të transmetuesve dixhitalë”, - deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›