Financimi i partive, jo më para “kesh”
Financimet e partive politike në zgjedhjet e ardhshme do të kalojnë në një lupë eksperti financiar. Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi dje ndryshimet në Kodin Zgjedhor për sa i përket financimit të partive politike. Thelbi i këtyre ndryshimeve ka pasur si synim rritjen e kontrollit të financimit të partive dhe shpenzimet që ato bëjnë, ndërsa sasia maksimale e lejuar prej 1 milion lekësh dhuratë nuk do të ndryshojë. “Një donator ka mundësi të japë jo më shumë se 1 milion lekë të reja. Donacionet mbi 50 mijë lekë do të kryhen vetëm nëpërmjet llogarive bankare”, - tha Damian Gjinkuri, ekspert ligjor i PS-së.
Dhuratat financiare
Subjektet zgjedhore mund të marrin për qëllime të fushatës së tyre zgjedhore fonde vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas, por jo nga të huaj. Shuma që çdo donator mund të japë, nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë të reja ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Ndryshimi në Kodin Zgjedhor ka sanksionuar që asnjë subjekt që ka lidhje me shërbimet shtetërore nuk mund të japë dhurata për partitë politike. Donatorët ndalohen të japin financime në rast se ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 5 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë, ushtron aktivitet në fushën e medias, ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme apo ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit ose ndaj çdo institucioni publik. Çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë si dhe vlera përkatëse duhet të bëhet kurdoherë publike. Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 50 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të KQZ-së. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike. Shpenzimi total që mund të kryejë kandidati i propozuar nga zgjedhësit, nuk duhet të kalojë 50 për qind të shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike.
Financimi nga buxheti
Subjektet zgjedhore mund të përfitojnë financime nga Buxheti i Shtetit sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Sasia e fondeve publike që i shpërndahet secilit prej subjekteve zgjedhore caktohet me anë të dy rregullave. I pasi rregull është që 50 për qind e shumës së buxhetit për financim partish ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, ndërsa rregulli i dytë është që 50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 3 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre ne shkalle kombëtare. Partia që ka përfituar fonde publike sipas rregullit të dytë dhe që nuk fiton asnjë mandat nga zgjedhjet e radhës, duhet të kthejë shumën përkatëse të përfituar. Depozitimi i këtyre shumave bëhet në llogarinë bankare të KQZ-së. Kthimi i fondeve bëhet jo më vonë se 30 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Në rast se partia nuk kthen fondin humbet të drejtën e financimeve të tjera nga fondet publike për një periudhë kohe jo më pak se 5 vjet, si dhe nuk regjistrohet si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e radhës, pavarësisht llojit të tyre, as vetëm dhe as si pjesëtare e ndonjë koalicioni.
Si do të bëhet auditimi i shpenzimeve në fushatat zgjedhore
Komisioni i Reformës Zgjedhore ka vendosur dje një sistem auditimi për shpenzimet e partive politike në zgjedhje. Sipas ndryshimit, 45 ditë pas rezultatit final të zgjedhjeve, KQZ-ja emëron me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Partitë duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të emëruar nga KQZ-ja çdo informacion, dokumente apo të dhëna që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore sipas këtij kodi. KQZ-ja mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit. Verifikimi mund të përshijë edhe pyetjen e personave dhe subjekteve të ndryshëm, këqyrjen e dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të subjektit zgjedhor që ka paraqitur raportin, si dhe marrjen e çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë, të cilët mund të tregojnë mbi të dhënat e paraqitura në raport. KQZ-ja përzgjedh me konkurrim një listë të ekspertëve kontabël të licencuar në fillim të vitit zgjedhor dhe lista duhet të përmbajë të paktën 20 ekspertë të cilët e ushtrojnë këtë profesion në 5 vitet e fundit.