E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Formula e KQZ-së të jetë gjithëpërfshirëse

Në kuadër të debatit për reformën zgjedhore e posaçërisht të formulës së përbërjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi dje një formulë gjithëpërfshirëse dhe jo formale PD-PS, që sipas tij, do të sjellë një KQZ të paligjshme. “Ne mendojmë se në çdo rast KQZ-ja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, që do të thotë se në çdo rast një KQZ PD-PS është një KQZ e paligjshme. Sepse, dua t’ju kujtoj juve dhe gjithë opinionit publik, që në zgjedhjet e fundit të përgjithshme vendore, PD dhe PS, së bashku kanë marrë 43 për qind të votave të qytetarëve shqiptarë. Pra, të ashtuquajturat parti të mëdha, pa dyshim që të dyja së bashku, kanë përfaqësuar më pak se sa gjysmën e votuesve shqiptarë”, - tha Meta duke shtuar se çdo përpjekje e tyre për të monopolizuar procesin e administrimit të zgjedhjeve padyshim që i konteston zgjedhjet që tani dhe krijon probleme mjaft serioze për stabilitetin e vendit. “Për të mos folur më tej për faktin që kartat e identitetit do jetë e pamundur që të prodhohen dhe të shpërndahen deri në zgjedhjet e ardhshme, dhe mjaft mangësi të tjera që i ka prodhuar vonesa e qëllimshme PD-PS e gjithë procesit zgjedhor të deritanishëm”, - përfundoi kreu i LSI-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›