E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmet Zogu, sot 113 vjet nga lindja e tij

Tiranë, 10 Tetor, 10.45, NOA - Plot 113 vjet mbushen sot, nga dita e lindjes së Zogut të Parë. Në kuadër të rishikimit dhe rivlerësimit të historisë si dhe hulumtimeve të fundit shkencore të historianëve të huaj dhe vendas lidhur me jetën dhe veprën e Mbretit Zog, përkujtimi i kësaj dite rikthen në kujtesën e shqiptarëve, detyrimet për të cilat ai sakrifikoi dhe u përkushtua deri në fund të jetës. Në kujtim të veprës të Mbretit Zog, Naltësia e Tij, Princ Leka, sot është për një vizitë në Paris për të vendosur një kurorë me lule tek varri i gjyshit të Tij, thuhet në një deklaratë të Oborrit Mbretëror shqiptar.  

Është në nderin dhe dinjitetin e këtij parlamenti dhe mbarë klasës politike, dënimi i krimeve të diktaturës komuniste dhe të vetë sistemi, për çka jemi të vonuar, krahasuar me vendet e tjera që përjetuan këtë sistem totalitar.

Ne mendojmë se ky proces duhet të fillojë me dënimin e sistemit komunist, diktatorit dhe bashkëpunëtorëve të tij në të gjitha hallkat dhe nivelet e makinës vrastare, si shenjë e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë ndaj fateve të kombit, larg demagogjisë së deritashme.

Ky proces shpëtimtar në planin moral dhe politik, do t’i paraprinte me sukses proceseve integruese të vendit në strukturat euroatlantike dhe do të rriste kredibilitetin e vendit e të mbarë klasës politike tek partnerët tanë strategjikë. 

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›