E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Mbështesim reformën në arsim



Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet reformën në sistemin arsimor. Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho tha dje në një konferencë për shtyp se ndryshimet në këtë sistem do të bëjnë të mundur ndarje më të saktë të niveleve të kualifikimit të studentëve, duke u dhënë atyre mundësinë që të kenë të përcaktuar qartë nivelet e tyre të kualifikimit. "Lëvizja Rinore për Integrim shpreh mbështetjen e saj për këto përmirësime që pritet të bëhen në sistemin e Kartës së Bolonjës i cili do të bëjë të mundur që të thjeshtësojë më tej këtë proces, duke e bërë më të kuptueshme për studentet dhe veçanërisht për tregun ku do të drejtohen ata pas përfundimit të studimeve të larta", theksoi Xhixho. Sipas nënkryetares së LSI-së "ndryshimi i cili pritet të konsistojë në faktin se do të kemi një cilësim ndryshe nga sistemi ekzistues, diplomë e nivelit të parë dhe diplomë të nivelit të dytë, tashme sistemi 3 vjeçar i studimeve do të quhet Bachelor dhe ai 2 vjeçar do të emërtohet Master, gjë që e bën sistemin më të thjeshtë, më të kuptueshëm dhe më të përshtatshëm me Universitetet Evropiane e më gjerë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›