E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëshqitjet, PS: Shqipëria në gjendje alarmi



Partia Socialiste tha dje se i gjithë vendi është në gjendje alarmi për shkak të rrëshqitjes së tokës nga reshjet e ditëve të fundit. Në një konferencë për shtyp në selinë rozë, deputeti, Besnik Bare akuzoi Qeverinë për mos marrjen e masave për parandalimin e erozionit. "Në çdo cep të vendit njerëz të tmerruar ankohen, por nuk dëgjohen për shtëpitë e çara e të shkatërruara, pasuritë e rrënuara nga rrëshqitjet janë të kudondodhura, nga Tropoja në Rradhimë e Kakome, nga çorovoda në Shkodër, nga Librazhdi në Currila të Durrësit, nga Puka ne Korçë, nga Mirdita ne Pogradec, Nga Kavaja në Sarandë. E tërë Shqipëria është në gjendje alarmi", tha Bare. Sipas tij "Asnjë analizë e Qeverisë nuk është bërë për këtë situatë alarmante. Investimet anti-erozion janë të papërfillshme dhe krejt të padukshme. Sali Berisha me megalomani flet për 20 milion rrënjë ullinj që do të mbjellë. Këto janë vetëm gënjeshtrat e këtij njeriu, të ngjashme me Shqipërinë e internetit, apo Shqipërinë superfuqi energjetike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›