LSI: Mbretëria, periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare
Politika shqiptare ka ngushëlluar familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj, për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. Partitë i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi familjes mbretërore. Lëvizja Socialiste për Integrim ka ngushëlluar familjen mbretërore për humbjen e pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu I. Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se mbretëria është periudhë e rëndësishme e historisë kombëtare. LSI ngushëllon të afërmit e familjes mbretërore, veçanërisht djalin e tij të vetëm Leka Zogu II. Po kështu, edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ngushëlloi dje familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj, për humbjen e Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I. PDIU në mesazhin e saj të ngushëllimit “vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me frymë patriotike, nën drejtimin e mbretit Zog I, si edhe në përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të kombit të të birit, Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.”