E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton projektligjin e regjistrimit dixhital të pronave

Qeveria ka miratuar dje projektligjin “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Sipas kreut të qeverisë, ky është Regjistri i dytë themelor më i rëndësishëm i shtetit, pas atij të gjendjes civile. “Janë kontraktuar firma ndër më seriozet, të cilat po bëjnë regjistrimin e parcelave, dixhitalizimin dhe brenda vitit që vjen ky proces do të përfundojë. Ky është një proces i një rëndësie jetike, vendimtare për themelet e tregut e stabilitetin e tij. Qeveria austriake dhe Banka Botërore kanë dhënë e po japin një ndihmesë shumë të çmuar. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë në këtë proces ka propozuar reformimin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, drejtimin e saj nga një Bord me përfaqësues të disa institucioneve dhe shndërrimin e saj në një institucion që varet nga Ministria e Drejtësisë, por që kalon në vetëfinancim”- u shpreh Berisha.

Me këtë ligj, theksoi ai, kompletohet reforma e sistemit të regjistrimit të pasurive, çka përbën “një zhvillim shumë pozitiv dhe një detyrim madhor në reformat në tërësi.”

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›