LSI, Meta: Pranoj ftesën e Berishës për koalicion
Vendimi i LSI-së vjen vetëm pak minuta pas ftesës publike që i bëri Berisha.
“E pranoj ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të formuar së bashku koalicionin qeverisës”, deklaron Meta.
“Vendimi jonë vjen pas konsultimeve të gjëra me eksponentët vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit. Ne pranojmë me përgjegjësi historike ftesën për të nisur negociatat me zotin Berisha për të realizuar programin e integrimit europian", theksoi Meta.
"Nuk jam i lumtur për këtë, është vendimi më i vështirë i jetës sime. Bashkëpunimi jonë me Edi Ramën është i pamundur, ndërsa bashkëpunimi Rama-Berisha u provua dhe solli vetëm krizë, ndërkohë që Meta ishte i vetmi në opozitë. Jam i bindur se programi i kësaj mazhorence të re, edhe e djathtë edhe e majtë, do të garantojë përmbushjen e programit për integrimin evropian. Nuk ka diskutime karrikesh, por gjithçka do të jetë e bazuar mbi principe dhe parime. Marrëveshja me Berishën do të jetë transparente dhe ju do të jeni të informuar për gjithçka", përfundoi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.