E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Rama të administrojë me qetësi humbjen

“Sot është dita kur Edi Rama do të duhej të reflektonte dhe të kërkonte ndjesë për fajin fatal për Kodin Zgjedhor antiopozitar, që ai bëri me qëllimin e vetëm për të asgjësuar LSI dhe që i humbi opozitës se paku 12 mandate, shumica e të cilëve i përkisnin LSI si dhe për mijëra vota opozitare, të cilat vajtën dëm për shkak të formulave të liga”-theksoi Vasili për mediat. Ai ka akuzuar Ramën, se deri dje dërgonte emisarë Ilir Metës për t’u bërë Kryeministër i vendit duke blerë deputetë nga e djathta, duke mos u çliruar dot nga filozofia e trafikimit të votave dhe njerezve.

“Edi Rama duhet të skuqet e turpërohet kur i përmend 87 mijë votat e LSI, sepse ato ishin votat e sakrificave të njerëzve të LSI që i shpëtuan thonjve manipulativë te mafiozeve te paguar me miliona euro nga Edi Rama. Ai duhet ta dijë mirë se jo vetëm ata, por edhe mijëra votues të tjerë të LSI, vota e të cilave ju vodh paturpësisht provojnë zemërim dhe neveri, kur degjojnë Edi Ramën të flasë për to pasi ne kemi qindra fakte që provojnp manipulimin e turpshëm tp komisionerëve te paguar nga Rama”-tha më tej zyrtari i lartë i LSI-së.

Duke i kujtuar humbjen e zgjedhjeve, që sipas Vasilit ka ardhur nga interesat personale të vetë Ramës, ai i ka kërkuar atij të administrojë me dinjitet këtë humbje, teksa ka kërkuar që Edi Rama të refklektojë për hartimin e një reforme të re zgjedhore.  “E ftojmë Ramën që me qetëesi dhe pa mllef të vërë interesat e integrimit të demokracisë dhe stabilitetit të vendit mbi interesat e ngushta dhe të vockla personale, sepse karriera e çdo politikani është e parendësishme krahasuar me këto aspirata madhore të vendit”-përfundoi Vasili.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›